>
BIOSHQIP
Biografia
E lindur në Shqipëri në një kohë trazirash politike, Blerta Gaçe e gjeti veten tek një magnetofon dhe një kasetë me muzikë turke dhe egjiptiane, të cilën ia kishte sjellë një kushëriri i saj nga Greqia. Ajo zbuloi talentin e saj për të kënduar dhe kërcyer që kur ishte 5 vjeç, por vetëm pas disa vjetësh vendosi të zëvendësonte këpucët e saj të vallëzimit, në këmbim të librave të shkollës dhe mendoi nje dite te ndiqte shkollën për Drejtësi. Disa vjet më vonë ajo nuk refuzoi t’i përgjigjej thirrjes se performueses dhe filloi te dilte nga shkolla e saj me heret për të marrë pjesë në provat e motrës së saj më të madhe në Akademine e Arteve Dramatike në Tiranë. Më vonë ajo u bë e para balerinë profesioniste shqiptare e belly dance, duke fituar respektin e një arti që është njohur me vështirësi në kohë. Duke u larguar nga Shqipëria në moshën 15-vjeçare, Blerta u transferua në Shtetet e Bashkuara dhe pas disa vitesh në New York City, ku mori trainim dhe studim në New York Film Academy dhe në legjendaren shkolle teatri muzikor Neighborhood Playhouse School of the Theatre. Ajo ka qenë protagoniste në disa revista shqiptare.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}