>
BIOSHQIP

Shumë Shpejt Në Treg “S’ka Kufi Kur Flet Dashnia” Nga Blerim Gashi

30-04-2014
Ka filluar të këndojë që në moshë të vogël, madje kur ishte fëmijë në cdo moment këndonte e ishin prindërit ata që e inkurajonin e që i thonin se ka talent. Ky është përsonazhi ynë këngëtari dhe artisti Blerim Gashi, që nisi muzikën që në moshën 7 vjecare duke marrë pjesë në shoqërinë kulturore-artistike e që atëhërë e deri më sot nuk ndalet së kënduari dhe krijuari këngë të bukura të cilat po priten shumë mirë në treguan muzikor. Blerimi është një artist shumë i dashur dhe bashkëpunëtor me të gjithë. Ne e takuam në Prishtinë kur zbuluam se është duke menduar të sjellë një duet fantastik me këngëtaren e njohur të muzikës së Shqipërisë se Mesme, Valbana Halili, këngë që padyshim se do të jeytë një hit i muzikës popullore dhe që sapo i kanë realizuar një klip të bukur e kjo këngë do ti bashkohen hiteve të tjera të realizuara nga këngëatari së bashku edhe me një CD që më parë e kishte lansuar me këngë të përzgjedhura e të kënduara ‘live’ nga ai, si dhe ka në treg shtatë videoklipe të pritura mirë. Blerimit i pëlqen të këndojë nëpër festivale, por ka shumë angazhime edhe në punën e tij, e ai ka realizuar një video të këngës me titull ‘Nikotina’ në Musical TV, ku më pas mori ftesë për të qenë në festivalin ‘Musical Fest’ ku këndoi këngën ‘Nafaka’ e cila u prit shumë mirë dhe ishte një nga hitet e këtij festivali. Këngëtari me një zë shumë të vecantë mësojmë se që në vitin 1996 jeton në Zurich të Zvicrës ku jeton me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij të mrekullueshëm, ndërsa me origjinë është nga Kosova nga fshati Llugaxhi i Lipjanit. Kur ne e pyesim Blerimin se a këndon ai edhe në ndonjë gjuhë tjetër ai ka këtë përgjigje: ‘Unë dëgjoj dhe këndoj edhe muzikë të huaj dhe më pëlqen padyshim, por kontributin tim si këngëtar e shoh duke kënduar shqip dhe nuk e kam menduar ndonjëherë të këndoj në ndonjë gjuhë tjetër’. Ndjehet mirë kur dëgjon muzikë shqipe, por nuk vecon ndonjë këngë apo artist pasi secili ka fansat e tij, ndërsa ndonjëherë ai është i ftuar kur i premton koha nëpër ahengje dhe dasmat familjare, pasi ai përvec se muzikës që e ka për zemër ka edhe profesionin e tij. Ne duam të dimë nga artisti se nëse ka menduar së mund të kthehet për të jetuar në Kosovë, dhe marrim këtë përgjigje: ‘Gurbeti ndoshta të krijon kushte të mira të jetesës, shkollimit etj, mirëpo ngrohtësinë e shpirtit e ndjej vetëm në vendin ku kam lindur, e kjo është Kosova e dashur në të cilën do të kthehem së shpejti’. Më tej në bisedën me të ai na tregon se ka miqësi dhe raporte shumë të mira me artistë të ndryshëm shqiptare, pasi kanë të njëjtën gjuhë atë të muzikës, dhe bashkëpunon me ta, e mësojmë se kënga me Valbona Halilin mban titullin "S'ka kufi kur flet dashnia" e do të jetë gati në fillim të muaj maj me një super video, gjithashtu artisti nga mesi i muajit maj do të sjellë një videoklip tjetër që do të realizohet nga produksioni ‘Max Productions’. Blerimi i premton adhuruesve të muzikës së tij edhe shumë risi të tjera, por që do të vijnë shumë shpejt në tregun muzikor shqiptar.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Shumë Shpejt Në Treg “S’ka Kufi Kur Flet Dashnia” Nga Blerim Gashi