>
BIOSHQIP
Biografia
BLEONA, the international pop icon, redefines the word “DIVA” in her uncontainable rise to stardom
Her powerful vocals, charmingly brash persona and reputation as an electrifying performer, have lifted her to the Top of the Billboard music charts.
BLEONA is a multiple award-winning, multi-lingual recording artist. She’s sold more than 5million records, graced over FORTY magazine covers, and performed for millions of fans — all while operating as a completely independent artist.
In the past few years alone, Bleona has broken the Top Ten Billboard Dance Club Songs chart with her #1 Hit “I Don’t Need Your Love” and #3 Hit “Take You Over”.
The track “Wicked Love,” spotlighted and scored the #12 spot in 2018 as well.

BLEONA additionally made her “directorial debut” with two stunning videos, one for her 2018 single “I Don’t Need Your Love” and another for the epic, smoldering, follow-up ballad “Monster”.
A beloved luminary, drawing record crowds of up to 70,000 in her native Albania, she continues to perform to consistent sold-out shows.
Through it all, Bleona has embraced the thrill of playing by her own rules, while at the same time, respecting her craft, and embracing her ever-growing fan base.
BLEONA’s native creative ability has transformed her into a triple-threat phenomenon that has presented no limits to her larger-than-life talents.

For more information visit https://www.bleona.com and follow @BLEONA

BLEONA, ikona ndërkombëtare e POP-it, personifikon më së miri fjalën “Divë” në ngjitjen e saj të papërmbajtshme drejt suksesit.

Vokali i saj i fuqishëm, personaliteti i saj sharmant dhe reputacioni si një performuese elektrizuese, e kanë ngjitur atë deri në majat e klasifikimeve muzikore të "Billboard".

BLEONA është një artiste që regjistron në disa gjuhë dhe ka fituar shumë çmime. Ajo ka shitur më shumë se 5 milionë CD, ka pozuar për kopertinat e më shumë se 40 revistave dhe ka performuar për miliona dashamirës - duke e bërë gjithçka si një artiste plotësisht e pavarur.

Vitet e fundit, BLEONA ka kryesuar klasifikimin e "Top Ten Billboard Dance Club" duke arritur vendin e parë me hitin e saj me titull "I don’t need your love" dhe vendin e tretë me këngën hit “Take you over".

Edhe kënga “Wicked Love”, zuri vendin e 12-të në klasifikimet e vitit 2018.

BLEONA gjithashtu bëri rolin e regjisores në dy videoklipet e saj mahnitëse, një për singëll-in e saj të vitit 2018 me titull “I Don’t need Your Love” dhe tjetra për baladën epike që pasoi, “Monster”. Si një artiste e shumëkërkuar, ajo vazhdon të performojë në koncertet më të mira të Shqipërisë pasi arriti më parë të mbledhë turma deri në 70 mijë njerëz.

Deri më sot, BLEONA e ka arritur gjithçka duke vendosur rregullat e saj për të ndjekur, dhe njëkohësisht, nuk ka harruar atë që bën, pa lënë pas dore as numrin në rritje të dashamirësve të saj.

Aftësia e lindur krijuese e BLEONËS e ka trasformuar atë në një fenomen kërcënues që nuk njeh limite përsa i takon talenteve të saj të panumërta.

Kur u nis për në Amerikë dhe tha që do bënte një karrierë ndërkombëtare, të gjithë e panë me habi. Ndoshta edhe me mosbesim. Para saj kishte pasur edhe te tjerë që ishin nisur me të njëjtin vetëbesim përtej oqeanit. Por pakkush – për fat të keq – ia kishte dalë. Megjithatë Bleona Qereti nuk ua vari aq shumë skeptikëve. Pasi dha disa intervista siç vetëm ajo di të japë, kapërceu kontinentin e fluturoi mbi oqean për të qenë gjithmonë lajm, sfidë e përmbushur e ndonjëherë edhe çudi. Tani, një dekadë më pas kemi dëgjuar lajmin e fundit prej saj: Bleona Qereti është renditur e para në “Billboard Dance Music”.

E pra ky është vetëm lajmi i fundit që vjen nga Bleona. “Billboard Dance Music” nuk është një arenë e lehtë artistësh, aq më tepër kur ata vijnë nga një vend i vogël. Por Bleona ka kohë që e ka vërtetuar se ajo është një artiste pa korniza shtetesh. E mbi të gjitha është nga ato vajza që jo vetëm i ka përmbushur ëndrrat se saj, por edhe ato sfidat që për shumëkënd do ishin të pamundura.

Sepse askush nuk e mendonte në 1992, kur nisi gjithçka, se Bleona do të arrinte suksese për 20 vite me radhë. Rrugën nuk e ka pasur të shtruar me flori, megjithatë emri i saj tashmë shkruhet me gërma të arta. Ajo ka lindur me yllin në ballë, por pa punë të fortë nuk do të ishte këtu ku është sot. Arritjet e vit pas viti janë fakte që dëshmojnë se Bleona i ka pasur qëllimet shumë të qarta që në fillim dhe për këtë arsye edhe pse kanë kaluar 20 vite publiku vazhdon ta ndjekë njësoj si në ditën e parë.

Debutimin e saj të parë, Bleona e ka pasur në vitin 1992 në “Festivalin Ballkanik të Fëmijëve” në Prevezë të Greqisë. 20 vite më pas në 2012 nisi punën për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në “Hollywood” me producentin me famë botërore, Timbaland. Gjithashtu në po të njëjtin vit ajo organizoi turin e dytë në trojet shqiptare për promovimin e hitit ‘Pass Out’. Turne që nuk është organizuar nga asnjë artist tjetër shqiptar, ku pati një pjesëmarrje masive në sheshet më të mëdha në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Paralelisht në vitin 2012 Bleona pati debutimin e saj të parë përkrah aktorit Stiven Seagal në filmin “True Justice”, në rolin e Lunës.

Nëse do të heqim të njëjtën paralele në dy dekadat, do të kujtojmë se për publikun shqiptar u bë e njohur në vitin 1993, kur pati debutimin e parë në teatrin “Skampa” në Elbasan. Ajo ishte këngëtarja kryesore në spektakël. Pas 20 vitesh Bleona u bë e njohur për herë të parë për publikun ndërkombëtar si këngëtare. “Take it like a man” u mirëprit nga të gjithë, madje u rendit në vendin e 7 në listën e këngëve “Club Dance” në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2013.

Në 1994 u shfaq për herë të parë në një festival kombëtar me këngën “A t’i besoj”. Falë punës dhe energjisë së saj të pandalshme, 20 vite më vonë ajo u bë pjesë e një “reality show ” në Amerikë, “Euros of Hollywood”.

1995 ishte me të vërtetë viti i saj i suksesit për fillimet e karrierës. Emri i Bleonës përflitej kudo, duke qenë se tashmë pjesëmarrjet e saj në festivale ishin bërë më të shpeshta. Ajo mori pjesë për herë të parë në “Festivalin e Pranverës” me këngën “Si të panjohur” dhe priste me padurim vendimin e jurisë. Pas 20 vitesh situata ndryshoi, sepse në 2015 ishte Bleona në vendin e jurisë, që duhej të merrte vendimin për fatin e konkurrentëve në “X Factor Albania”.

Në dhjetor 1995 ajo u shfaq për herë të dytë në festivalin e fundvitit me këngën “Lermëni” dhe falë performancës së saj ekstravagante në rrethet e muzikës dhe publikun e gjerë, një ditë më pas përmendej vetëm emri Bleona. 20 vite më pas, në 2015 ajo publikoi këngën “Take you over”, që e bëri të njohur në një masë të madhe nga publiku amerikan dhe rrethet e muzikës amerikane filluan ta marrin seriozisht emrin Bleona. “Take you over” arriti të renditej edhe në vendin e 3-të në “Billboard Dance Charts”.

Njësoj si yjet ndërkombëtarë, në vitin 1996 Bleona nisi turin e parë në “Koncertin e Pranverës”. Gjatë turit të gjithë flisnin për Bleonën dhe çdo gazetë shkruante për këtë sukses të këngëtares. Në të njëjtin vit ajo udhëtoi drejt Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë, për t’u prezantuar për herë të parë për shqiptarët e diasporës. Kaluan 20 vite dhe suksesi i Bleonës sa vinte dhe shtohej, fansat e saj krijuan grupin më të zjarrtë “Bleonaires”. Në 2016 ajo u bë pjesë e jurisë së “Your Face Sounds Familiar” në Shqipëri dhe çdo javë tërhiqte vëmendjen e të gjitha mediave. Bleona nuk mund të linte pas edhe karrierën e saj ndërkombëtare, prandaj në të njëjtin vit luajti përkrah aktorit të njohur, Dolph Lundgreen, në filmin “Dead Trigger”.

Në 1997, Bleona u shfaq për herë të parë me një videoklip me këngën “Era”, për krijimin e mëtejshëm të reputacionit të saj në muzikë. Ndërsa në 2017, tashmë si një yll ndërkombëtar, një video e saj u bë virale, falë bashkëpunimit me një nga drejtorët e filmit më të famshëm në “Hollywood”, Chris Applebaum.

Në vitin 1998, Bleona arriti një tjetër qëllim të sajin. Ajo publikoi albumin e saj të parë, “Kam qejfin tim” dhe prezantoi 3 video të tij. 20 vite më vonë, ajo vazhdon punën për karrierën e saj ndërkombëtare. Në 2018 Bleona prezantoi sërish 3 këngë, por këtë herë për albumin e saj EP (gjysmë album) në anglisht. Bëhet fjalë për këngët “I don’t need your love”, “Monster” dhe një cover në Italisht të hitit të njohur “Su Di Noi”. Dy këngët e para rezultuan mjaft të suksesshme, sepse “I don’t need your love” mban aktualisht vendin e #1 në “Bilboard Dance Charts”. Ndërsa “Monster” është një film me metrazh të shkurtër dhe pjesë e serialit televiziv “Paper Empire”, në të cilin Bleona ka një rol kryesor përkrah aktorëve të famshëm të “Hollywood-it” si: Wesley Snipes, Robert Davi, Sharon Stone dhe Denise Richards./Source:RevistaWHO

Për më shumë të dhëna vizitoni faqen e internetit: https://www.bleona.com dhe ndiqni @BLEONA
KATEGORI: