>
BIOSHQIP

Bledar Sejko: Do Të Kemi Surpriza Në Performancën Në Malmo

09-05-2013
Behet fjale per kengen “Identitet”, perfaqesuesja e Shqiperise ne Festivalin Europian te ketij viti. Bledar Sejko zbulon disa nga detajet e prezantimit ne Malmo, nga perpunimi i kenges ne studiot suedeze, deri te performanca live me 16 maj… “Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo me 16 maj, por nuk po i zbuloj qe tani”, te pergjigjet Bledar Sejko kur e pyet se si do te paraqiten mbremjen e dyte te gjysmefinales se Eurosong-ut, qe kete vit mbahet ne Suedi. Mund te kete rezervuar nje nga ato shfaqjet qe te le pa fryme kur e sheh Sejkon te luaje kitaren e tij elektrike me dhembe, ashtu si gjate mbremjes kur kenga “Identitet” u shpall fituesja e Festivalit te fundvitit ne RTSH, apo dicka qe do ta eksperimentoje per here te pare ne token skandinave per publikun europian. Me dy rrokere si Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj mund te pritet gjithcka. Ndaj Sejko preferon t’i mbaje ca gjera te pathena, per t’i folur zeshem me kitaren e tij. Keto dite, perpara se te nisen drejt Suedise i gjen te mbyllur me ore te tera ne prova. Prova per vokalet, prova per performancen skenike…gjithcka duhet te jete e kopsitur per konkurrence ambicioze mes 39 shteteve qe marrin pjese ne edicionin e 58-te te Festivalit Europian. “Nje gare niset per t’u fituar”, – thote Bledari, duke shtuar se do te beje me te miren e tij ne skenen e stadiumit “Venue Malmo Arena”. “Por jo gjithcka eshte ne doren time”, – shton ai, ku sigurisht, sado te pelqehet kenga, ne fund menyra e votimit mbetet po ajo, sipas miqesive te shteteve. Ne videoklipin qe perfaqeson Shqiperine ne faqen zyrtare te Eurovizionit, i realizuar pak muaj me pare ne mjediset e studiove te Top Channel, kenga “Identitet” kendohet ne shqip. I pyetur nese kjo zgjedhje mund ta penalizoje paksa ne votim Shqiperine, pasi edhe ne komentet e fansave te Eurosong-ut lexohet qe shpesh kerkojne te dine per cfare flet kenga shqipe, Bledari pergjigjet “Kenga eshte perkthyer ne disa gjuhe, por do te kendohet ne shqip. Muzika nuk njeh gjuhe, ndaj si rrjedhoje nuk mendoj se kjo do te ndikoje negativisht”, vijon ai, ndersa shton se nje deshire e forte per t’u kenduar ne gjuhen origjinale ka qene edhe e tekstshkrueses Eda Sejko, bashkeshortes se tij. Ndersa kenga eshte perpunuar ne studion muzikore “Kingside” ne Stokholm, nje zgjedhje e ekipit realizues, pasi Suedia i eshte dukur shume me prane rrymes rrok dhe versioni final me te cilin do te paraqiten me 16 maj eshte me i shkurter nga origjinali, per t’iu pershtatur kerkesave te Eurosong-ut.



Bledari tregon se gjate turit prezantues te kenges ne Holande, ku merrnin pjese edhe 25 shtete te tjera konkurruese, kenga u prit shume mire. “Ne faqen e Eurovizionit jemi te pestet nga fundi, nga ana tjeter, ne Holande e pelqyen jashte mase kengen. Por me sakte do te duket ne Suedi pas vleresimit”. E kane lene pas zhurmnajen qe u ngrit mbi akuza se kenga kishte motive te nje balade serbe, akuza te cilat Bledar Sejko si kompozitor i hodhi te gjitha poshte, duke deklaruar se motivet e kenges i kane themelet te muzika folklorike shqiptare, nga vallet tropojane dhe ato came. “Une shpesh jam bazuar ne folklor, – zbulon Sejko per krijimtarine e tij. -Te kenga ‘Jam shqiptar’ jam bazuar ne motive came, ndersa te “Legjenda e heroit” jam bazuar ne folklorin e Veriut. Edhe ne pese prej kengeve qe kam kompozuar per grupin “Thunder Way” jam bazuar kryesisht ne folklorin e Veriut. Te bazohesh ne folklorin e vendit tend eshte gje e mire, ndaj identiteti i kenges sime eshte plotesisht shqiptar”, – pergjigjet Sejko. Ne pjesemarrjet e Shqiperise ne Festivalin Europian duket se ka qene thuajse e pervitshme zgjedhja e kengeve me motive folklori e baladash vendase. A mos ndoshta duhet te nisin kompozitoret shqiptare te shohin pertej saj?! “Nuk mendoj qe ne cdo pjesemarrje ne ‘Eurosong’ Shqiperia te marre pjese me kenge te bazuara ne folklor. Por eshte mire qe cdo kompozitor, kur shkruan nje kenge, te mbeshtetet ne folklorin ose muziken e lehte te vendit te tij, qe me pas muzika jone te mund te identifikohet neper bote, sic ndodh me ate italiane, greke etj”. Nje gjetje e muzikantit si simbolike e bashkimit, se ciles duke i shtuar edhe rrymen rrok i tejkalon kufijte, duke u bere kozmopolite. Ndoshta kjo e fundit eshte edhe identiteti i vertete i kenges, qe i ben te kundertat te tingellojne bukur nen ritmet rrok. Ndoshta do te jete rezervuar nje tjeter surprize e mire per Sejkon, ashtu si pas 20 vjetesh mungese ne skenen e festivalit te kenges, ku ai ishte renditur i fundit me grupin ‘Thunder Way’, arriti te triumfonte. Ndoshta per t’u ngjitur deri finale, per te kapur ca vende me lart ne renditje…ndoshta edhe per te fituar. Gjithcka do te zbulohet ne mbremjen e 16 majit, ne skenen e stadiumit suedez. Edhe surprizat qe Sejko i fsheh…



Somario “Kenga eshte perkthyer ne disa gjuhe, por do te kendohet ne shqip. Muzika nuk njeh gjuhe, ndaj si rrjedhoje nuk mendoj se kjo do te ndikoje negativisht” “Ne faqen e Eurovizionit jemi te pestet nga fundi, nga ana tjeter, ne Holande e pelqyen jashte mase kengen. Por me sakte do te duket ne Suedi pas vleresimit”.
(Mapo)

Bledar Sejko: Do Të Kemi Surpriza Në Performancën Në Malmo