>
BIOSHQIP

Besa Kokedhima Dhe Surpriza E Saj Verore...

15-07-2013
Folie” eshte titulli i kenges me te re, qe pritet te sjelle shume shpejt per publikun shqiptar, kengetarja e mirenjohur Besa Kokedhima... Lajmin e ka pohuar vete artistja, e cila ne nje bisede me “Bluetooth” zbulon detaje nga kjo risi... “Kenga titullohet ‘Folie’ dhe eshte ‘cmenduria’ qe perjeton cdokush kur rilind nga nje dashuri. Nje nga skenat e klipit eshte xhiruar ne ‘Club Folie’, duke qene se fabula e kenges trajton nje histori qe ka nje lidhje te vecante me kete vend”, - tregon ylli i muzikes shqiptare, e cila na zbulon me tej edhe bashkepunetoret e ketij projekti. “Video eshte xhiruar kryesisht ne vendlindjen time, ne Jug te Shqiperise. Gjithmone kam dashur te ekspozoj bukurine e vendit tim te origjines dhe besoj se ky klip i ka sherbyer ketij qellimi me se miri. Video do te promovohet javen e ardhshme ne Tirane dhe eshte realizuar nga “Pro Video”, bashkepunim per te cilin jam shume e kenaqur. Ndersa kenga eshte realizuar nga Elgit Doda dhe eshte e rrymes ‘house’. Kete periudhe ndjej se kam deshire dhe energji per te prodhuar muzike te re dhe se po perjetoj nje ridimensionim artistik”, - perfundon kengetarja e suksesshme.
(Bluetooth)

Besa Kokedhima Dhe Surpriza E Saj Verore...