Imany Vlerëson Interpretimin E Besës
24-07-2012
Këngëtarja e famshme franceze Imani e cila njihet nga publiku i gjerë përmes hitit të saj "You Will Never Know", në statusin e saj në rrjetin social facebook ka publikuar videon e këngëtares shqiptare Besa Kokëdhima kënduar live në emisionin e diela shqiptare që drejtohet nga show meni Ardit Gjebrea në televizionin Kombëtar Klan.
Vete këngëtarja e famshme Imani në statusin e saj ne facebook krahas publikimit të videos shpreh vlerësime për këngëtaren shqiptare dhe për stilin e saj të të kënduarit. Ajo shkruan:
"Geniale! Kënga "You will never Know" e kënduar prej një popstari shqiptar për herë të parë.
E pa besueshme jeta është e mbushur me plot surpriza" shkruan këngëtarja në facebook.
Sekuencat e shkëputura nga superspektakli "E diela shqiptare që transmetohet çdo fundjavë në televizionin kombëtar Klan, ku këndon Besa Kokëdhima janë shoqëruar me shumë pëlqime dhe komente, ku vlerësojnë këngëtaren për zërin e saj. Ky është një sukses i padiskutueshëm i artistes shqiptare dhe në veçanti i spektaklit "E diela shqiptare", që arrin të realizojë performancë të shkëlqyer që deperton te publiku shqiptar dhe i huaj. Në faqen e facebookut të këngëtares Imany ka rreth 56 mijë like dhe 2 mijë e 30 komentues dhe miliona klikime në youtube.
(agnesamuqa)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0