>
BIOSHQIP
Biografia
Më shumë se me emrin e vërtetë e njohin si Gjini i "Portokallisë". Besart Kallaku, sot është ndër aktorët më të dashur të "Portokallisë" dhe jo vetëm për stafin, i cili duket se nuk bën dot pa të, por edhe për gjithë audiencën që e ndjek këtë show. Mjaft popullor për personazhet dhe batutat që përdor, ai ka krijuar një profil interesant, për të cilin publiku e duartroket, por edhe kritika e vlerëson. Nëse keni qeshur dhe jeni argëtuar me personazhet që interpreton, ky ka qenë edhe objektivi i tij, sepse siç shprehet edhe ai vetë, "ka lindur për të dhuruar buzëqeshje, kudo dhe kujtdo". Përveç roleve të humorit Besarti ka interpretuar edhe në dy filma artistik shqiptarë, "Koha e kometës" dhe "Alive". Jo pak për një karrierë të re, siç është kjo e aktorit Kallaku. Ne vitin 2017, Besarti u martua me kengetaren e njohur Xensila Myrtezaj dhe kalon nga Top Channel ne Klan TV.

DËRGOI:
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}