>
BIOSHQIP
Biografia
Vendlindja e saj e sakte eshte Brooklyn, New York.
Bebe ka qënë vokalistja e grupit mjaft të njohur "Black Cards". Bebe Rexha është një artiste që premton shumë në skenën e muzikës amerikane, e cila dëshiron të përhapë një opinion pozitiv mbi jetën e të rinjve dhe të grave. Bebe filloi të këndonte kur ishte vetem 4 vjeç. Ajo jeton në New York, por është me prejardhje nga Dibra e Madhe.
Bebe po shquhet edhe si kompozitore dhe ka shkruar këngë për artistë të njohur si Selena Gomez. Kompozimi i saj "The Monster" u përfshi në albumin e Eminem - MMLP2, dhe u kendua në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Rihanna.

Pra skenës së muzikës ndërkombëtare i eshte shtuar një tjetër yll shqiptar, e cila kohët e fundit po korr sukses të madh ne te gjithe boten. Bebe Rexha komplimentohet nga kritika për zërin e saj me shumë stil, por edhe për aftësinë për të realizuar hite për artistët e tjerë.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}