>
BIOSHQIP

Babastars Vijnë Me “Boussa”

21-11-2013
Babastars kanë publikuar projektin e tyre të madh të përbashkët, “Boussa”. Por, këtë ata e kanë bërë para kohe. Në mbrëmjen e të mërkurës ishin persona të pandërgjegjshëm ata që lansuan në mënyrë ilegale këngën. Këtë e pohoi dhe këngëtari i grupit “Skillz” Visari në një intervistë për mediat kosovare. “Kemi punuar shumë në këtë këngë dhe kemi pritur që publikimi i kësaj kënge të bëhet në një tjetër mënyrë. Por ja që ka persona shumë të shpejtë, që e publikojnë këngën pa autorizmin tonë”, tha Visari.



"Na e bojna se dojna, krejt zona është e jona. Na e bojna se dojna, krejt tjert i rrzojna" janë disa nga vargjet e këngës së punuar nga top producentët Zzap n’ Chriss. Me Getin në refren dhe me reperët tjerë në repturë, kënga është një manifest i fuqishëm, i punuar nga top producentët Zzap n’ Chriss. Mësohet se Babastars janë duke punuar edhe videoklipin e këngës, që pritet të lansohet shumë shpejt.
(Telegrafi/shqiptarja)

Babastars Vijnë Me “Boussa”