Bajram Bylykbashi vuri pseudonimin BB Poqi si propozim nga Agim Berisha për shkak të inicialeve të emrit dhe mbiemrit të tij dhe gjithashtu sepse që në fëmijëri familjarët dhe miqt e thërrisnin Poqi, kështu ai bëri bashk këto dyja dhe nga ai moment u njoh si BB Poqi. Si ndikim nga xhaxhai I tij Poqi si I ri filloi të merrej me muzikë, fillimisht duke mësuar kitarën ndërsa ndikim të madh kishin edhe grupet e njohura të rokut si: Led Zeppelin, Deep Purple, Whitesnake, U2, The Doors, Pink Floyd etj. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Xhevdet Doda" në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe Poqi formoi bendin "Babillon" me të cilin I inçizoj disa këngë si "Babillon", "Ti je një iluzion", "Edhe një natë si kjo" dhe e fundit "Diku pranë shtëpisë time". Më vonë B.B Poqi u nda nga bendi dhe vazhdoi karrierën si solo këngëtar dhe herë pas here në bashkëpunim me band-in tjetër "Armadillo Blues Band". BB Poqi gjithashtu është shumë I pranishëm në mbrëmje muzikore, ku performon live para fansave dhe adhuruesve të muzikës rok.
B.B Poqi ka realizuar shumë këngë dhe shumë albume të cilat u bënë hite të mëdha në rajonin ku flitet shqip.