>
BIOSHQIP

Azem Gashi: Këngëtarët Tanë Shesin Mend

31-08-2013
Pas një pauze në krijimtarinë muzikore, këngëtari Azem Gashi ka vendosur t’i rikthehet këngës. Kënga që do të dal tani titullohet “S’ pata fat” e realizuar nga Arsim Bunjaku dhe Valton Krasniqi. Përveç projekteve të reja, ai merret edhe me organizimin e koncerteve në diasporë, deri më tani ka bashkëpunuar me një pjesë të madhe të estradës, për të cilët thuhet se fitojnë shuma të mëdha parash. Por një gjë të tillë Azemi e mohon, duke thënë se tani çdoherë e më shumë çmimet për një mbrëmje muzikore janë në ulje të madhe. “Disa nga kolegët e mi të cilët shesin mend se nuk shkojnë në një koncert pa 1000 e 2000 euro gënjejnë. Kam fakte që disa nga emrat e mëdhenj të skenës sonë kur vijnë në diasporë, ndodhë të kthehen me 300 euro në xhep, apo vetëm me një biletë kthyese që e kanë të paguar nga organizatori i koncertit. Prandaj nëse nuk e mbushë sallën plotë me mysafirë, atëherë nuk mund të fitosh një shumë të mirë të të hollave”, ka thënë ai.
(Zëri)

Azem Gashi: Këngëtarët Tanë Shesin Mend