>
BIOSHQIP
Biografia
Zoti i dha një dhuratë të çmuar, talentin për të kënduar. Ajo shpreson të arrijë shpirtrat e të tjerëve duke ndarë këtë dhuratë. Këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe ka filluar të këndojë që në moshën 4 vjeç e gjysmë në Festivalin e Fëmijëve në qytetin e saj Vlorë. Aty edhe ka spikatur talenti i saj, që do të shpalosej më tej gjatë gjithë fëmijërisë me evente muzikore, ku edhe ka fituar mjaft çmime. Për Aurelën shkolla ka qenë vendi i marrjes së dijes, por ajo shumicën e kohës e kalonte duke kënduar. Si natyrë mund të cilësohet rebele. Aurela gjithmonë kishte mendjen e saj edhe gjatë viteve të rinisë së hershme bënte të kundërten e asaj që të tjerët kërkonin që ajo të bënte. Mendja e saj ishte e fokusuar vetëm te kenga. Ajo ishte e destinuar të bëhej një këngetare. Aurela ka zotëruar dhe aftësi aktrimi që kur ishte fëmijë dhe kjo i ka dhënë mudësinë e fitimit të 3 çmimeve speciale bazuar në interpretimet e këngëve të saj në festivale si dhe një çmim special nga Top Albania Radio. Për të promovuar më tej albumet e saj ajo ka dhënë dy koncerte solo live. Këto koncerte u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në vitet 1998 dhe 2000.

Në vitin 2000 Aurela provoi se "Akademia e Arteve" ishte zgjedhja e duhur për të dhe u diplomua atë vit në Dramë. Stili i Aurelës varion nga pop në folk.

Në shkurt 2002 Aurela vendosi të sfidonte vetveten dhe u zhvendos në Amerikë. Ajo pyeste veten se përse Shqiptaro-Amerikanët nuk kishin informacion të mjaftueshëm për artistët nga Shqipëria. Si një vend ish-komunist Shqipëria ishte e paaftë të siguronte informacionin e duhur për këtë teknologji të lartë. Për të ky ishte një fillim i ri. Ajo menjëherë fitoi popullaritet në komunitetin shqiptar për shkak të zërit të saj të mrekullueshëm dhe performancave elektrizuese, duke filluar që nga klubet, koncertet në gjithë Amerikën e deri në eventet private. Në vitin 2004 Aurela këndoi të dy himnet kombëtare të Shqipërisë e Amerikës në një event me pjesmarrjen e Presidentit Bill Klinton. Së fundmi në mars 2007 fotografi i mirënjohur Fadil Berisha organizoi një koncert special për nder të këngëtareve legjendareve shqiptare Vaçe Zela e Nexhmie Pagarusha.

DËRGOI:
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}