>
BIOSHQIP
Biografia
Atina Laco lindi në 1990 në Tiranë, Shqipëri, si vajza e një Aktiviste për të Drejtat e Njeriut dhe një Producente TV. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Tiranë ajo udhëtoi në Gjermani për të studiuar studime Evropiane dhe Filozofi, si dhe Media & Komunikim, në Karlsruher Institut fuer Technologie. Gjatë viteve të studimit ajo u angazhua në prodhime të vogla të pavarura video dhe muzikore. Pas studimeve të saj ajo punoi në "Callies & Schewe Kommunikation" - një agjenci marketingu në Mannheim deri në fillim të vitit 2016. Në Prill 2016 ajo ishte ndihmëse e regjisorit për filmin e shkurtër të Ylljet Alicka "Lule Plastike". Në Shtator të të njëjtit vit, Atina themeloi në Tiranë kompaninë e saj të prodhimit të filmit "Teo Film". Në Dhjetor 2017 ajo pati debutimin e saj si regjisore për filmin e shkurtër "Poeti", bazuar në një histori të shkurtër nga Ylljet Aliçka.
Aktualisht, ajo po punon si menaxhere e dukshmërisë dixhitale për EuropeHouse, pjesë e Delegacionit të BE në Shqipëri.