Biografia
Më datë 30 Gusht 2021, Asio Yzeiri publikon videoklipin "Haram". Muzika e këngës u punua nga Zani Loca, teksti u shkrua nga Aldi Loca, ndërsa për orkestrimin u kujdes Samuel Kodra. Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.
Më datë 19 Korrik 2022, Asio Yzeiri publikon videoklipin "Ëndërr Dashurie", në bashkëpunim me Anxhela Perkolën. Muzika e këngës u punua nga Zani Loca, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Samuel Kodra. Videoklipi u prodhua nga kompania Frame Company Albania.
Më datë 9 Nëntor 2023, Bojken & Asio Yzeiri publikojnë videoklipin "Fotografia". Kënga vjen e realizuar në të gjithë komponentët e saj nga Samuel Kodra.
Më datë 25 Prill 2024, Petro Xhori publikon videoklipin "Merri", në bashkëpunim me Asio Yzeirin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Petro Xhori, teksa për arranzhimin u kujdes Xhumill (Xhulio Milloshi). Produksioni audio u realizua nga Xhumill (Xhulio Milloshi).
Komente 0