>
BIOSHQIP

Arta Lala Ne Pergaditje Te Kenges Se Dyte

06-02-2012
Edhe pse jeton ne Hamburg te Gjermanise, malli per Kosoven e ka shtyre qe profesionin e kenges ta ushtroje edhe ketu. Kjo edhe pasi qe te kenduarit ne gjuhen shqipe e ben te ndihet mire. Arta Lala qe nga mosha 3-vjecare ka nisur shkollimin per kengen dhe gradualisht karrieren e saj te kenges pretendon ta ushtroje edhe ne Kosove. Per me shume rreth kenges dhe jetes private flet per "Zeri-n". Cfare ju shtyri te hyni ne boten e kenges? - Jam e lindur ne nje familje muzikantesh. Qysh e vogel e kam dashur muziken dhe qe nga mosha 3-vjecare kam nisur te marr mesim per kendim. Thjesht eshte nje profesion qe me pelqen dhe qe s'mund te rri pa te. Eshte pjese e jetes sime me te cilen jam rritur. Edhe pse kengen e keni nisur heret, ne skenen muzikore te Kosoves nuk ju kemi pare, cilat kane qene arsyet? - Ne Kosove nuk kam qene shume aktive. Ne realitet une kam pasur nje pauze nga kenga dhe keshtu qe per disa vite nuk jam marre me te. Mirepo, shkollimin per kenge nuk e kam nderprere dhe tani meqe kam filluar angazhimet ato po me ndihmojne shume. Ndersa sa i perket Kosoves, nuk kam qene fytyre e njohur per shkak se tani kam filluar te realizoj kenge ketu. Pra, karrieren muzikore ne Kosove e kam nisur tani. Jeni e kenaqur me fillimin, keni veshtiresi per te depertuar? - Natyrisht se fillimi eshte i veshtire, por fatmiresisht kam njerez qe me ndihmojne ketu ne Kosove, dhe po arrij edhe te depertoj. Uroj qe fillimi i karrieres sime te niset me suksese dhe me pas te depertoj shpejt tek adhuruesit e mi. Kam pershtypjen se deshira e madhe ndaj kenges ka bere qe edhe Zoti te m'i hape te gjitha rruget si ne Kosove ashtu edhe ketu ne Hamburg te Gjermanise, ku jetoj. Cfare zhanri muzikor kultivoni? - Kultivoj zhanrin e kenges dance dhe RnB. Keto jane dy stile te kenges qe me pelqejne me se shumti, por nuk do te thote qe s'kam kenduar edhe ne zhanre tjera. Ke ndonje obligim tjeter jashte kenges? - Cdo gje me lidh me kengen, jam duke vijuar mesimet ne shkolle te muzikes per kendim. Cili eshte hobi juaj? - Hobi im eshte vallezimi dhe sporti, kohen e lire merrem me to. Une shkoj pra edhe ne shkolle te muzikes per kendim dhe jam ne pergatitje te kenges se dyte, e cila do te dale se shpejti. Jeni e dashuruar? - Tani nuk dua te flas per jeten time private, me kalimin e kohes ndoshta do te me nderrohet mendja dhe ju tregoj. Ndonje plan per te ardhmen? - Per tani mund te them se jam ne pergatitje te nje kenge te re dhe besoj se shume shpejt do ta lansoj. Uroj qe kenget e mia te pelqehen ne Kosove dhe ketu ta kem publikun tim.
(kastriote bajrami / zeri)

Arta Lala Ne Pergaditje Te Kenges Se Dyte