>
BIOSHQIP

Armend Miftari Falenderon Amerikën Me Këngë Në Anglisht

29-04-2014
Teksti, muzika dhe kompozimi i kësaj kënge, janë bërë nga vet Mendi, i cili edhe këndon këtë këngë, në falënderim të ndihmës për Amerikën.



Duke e quajtur Amerikën si shokun më të mirë, Armend Miftari e falenderon këtë vend, ndërsa i referohet si paqeruajtëse dhe legjendë.



Djaloshi nga Ferizaj, është kujdesur edhe për videon e kësaj kënge, duke vendosur në të, figura të larta amerikane, duke u takuar lider kosovarë, si dhe pamje të popullit në Kosovë, duke përshëndetur shtetet amerikane.



Këngëtari Myftari, me një theks të veçantë të gjuhës angleze, është ndalur edhe në detaje, duke treguar takimin mes presidentëve Bill Klinton dhe Ibrahim Rugova.



I veshur kuq e zi, Armendi këngën e përfundon në një pjesë malore, ndërsa më herët shihet duke kënduar para disa personave të panjohur.
(Telegrafi)

Armend Miftari Falenderon Amerikën Me Këngë Në Anglisht