>
BIOSHQIP
Biografia
Ardian Bujupi është këngëtar shqiptar nga Kosova me vendqëndrim në Gjermani. Familja e Ardianit migrojë në Gjermani kur ai ishte vetëm 1 vejeç. Rrethanat dhe vështërsitë që i solli emigrimi bënë që Ardiani të jetë ngushtë i lidhur për familjen. I ati, Bashkimi dhe e ëma e tij Taiba, me tu vendosur në Gjermani, në Haidelberg, u përpoqën që të krijonin kushte brenda mundësive për shkollimin e fëmijëve të tyre. Kështu teksa dy motrat e tij tani vijonin studimet e larta, Ardiani merrej me muzikë. Ardiani e kishte muzikën pasion qysh i vogël dhe asnjëherë nuk ju nda. Kështu pjesëmarrja e tij në evente muzikore ishte vetëm çështje kohe. Formatet e reja të shfaqjeve televizive, nëpër të cilat kompozitoret kërkojnë këngëtarë ishin për Ardianin një mundësi për tu paraqitur para një publiku të gjërë. Pjesëmarrja e tij në një shfaqje të tillë televizive nga gjermani i famshëm Dieter Bouvling, në shfaqjen "Gjermania kërkon Siperyllin" (Deutschland sucht den Superstar), nuk kishte si të ishte ndryshe veçse një sukses para publikut. Me paraqitjen e tij në këtë shfaqje dhe sidomos me suksesin që arriti, Ardiani ja doli që të jetë personi më i adhuruar i përbashkët nga shqiptarët dhe gjermanët. Pas suksesit në Gjermani, Adriani është paraqitur shpesh edhe para publikut shqiptar.

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}