>
BIOSHQIP

“Bashkë” Hit Me Të Parë

12-10-2015
Fillet e karrierës gjithmonë janë të mbushura me vështirësi e pengesa, por kur je në dorë të Etnon-ëve, veç që i harron këto, por je dhe shumë afër suksesit. E, duke hetuar këtë, dy këngëtarët e rinj të zhanrit hip-hop Arday & Genti punuan projektin e tyre më të ri të titulluar "Bashkë". Në të vërtetë, kjo këngë për pak momente u kthye në hit, sepse ka të veçantat e saj që ia vlen të shijohen duke klikuar linkun. Këngën e punoi Genc Prelvukaj, ndërsa klipin "Black Fish". Ne i përgëzojmë dy të rinjtë prishtinali për këtë hap të parë dhe të suksesshëm, duke ju uruar sa më shumë hite dhe arritje.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)