>
BIOSHQIP

Arbër Zeka Vjen Me Projekte Të Reja

23-07-2013
Arbër Zeka,djaloshi nga Prishtina i cili na erdhi me hitin "Lorina" bashkë me Korab Shaqirin në Top Fest 10,na rrëfen në këtë intervistë eksklzuvie për teksteshqip për projektet e e tij të reja muzikore dhe jetën private.Në vazhdim ju ftojmë që të ndjekim ktë intervistën ekskluzive nga Arbër Zeka...

Teksteshqip: Arbër,kënga juaj e fundit me Korab Shaqirin "Lorina" u mirpirt mjaft mirë nga publiku.Na flisni pak si lindi ideja për bashjpunim?

Arbri: Hmm fakti që publiku e ka mirëpritur këngën na bën të ndihemi shumë mirë ..! Fillmisht unë Korabin e kam shumë mik të mirë dhe e vlerësoj shumë ,ai është një këngëtar i madh i shkolluar dhe kam pas fatin që kam bërë një duet me të. Ideja ishta e imja fillinisht që të bëja një këngë pasi që muzika rep është një nga pasionet e mia qysh kur kam qenë fëmijë , këtë gjë ja pata thënë Korabit dhe ai mu përgjigj "Gjithçka ndodh në momentin e duhur duhet gjërat ti lësh të rrejedhin në menyrë spontane". Pas një kohe Korabi kishte filluar të punonte me një këngë dhe mua më pëlqeu shumë,dhe i thash e bëjmë këtë këngë së bashku duet,dhe mu atë kohë rastisi që aplikacionet për Top Fest 10 ishin hapur.Korabi shumë i qetë mu përgjigj "E realizojmë pasi ke dëshirë dhe shofim". Kënga rezultoj shumë e bukur,të dyve na pëlqeu dhe morrëm pjesë në Top Fest dhe në fund arritëm finalen. Është një nga këngët që është lansuar shumë nëpër radiot anë e mbanë shqipëtare ,në "My Music TV" dhe është një nga këngët më të klikuara të Top Festit,kjo na bën shumë krenar.



Teksteshqip: Keni menduar që kësaj kënge ti bshkangjitni edhe ndonjë videoklip?

Arbri: Hmm po kemi mendu,por angazhimet e shumta bën që klipi i këngës të vonohet edhe për pak kohë.Korabi është duke punuar maksimalisht rreth studios së re të tijën ,"BAROK STUDIO" një studio tejet e përsosur ,një investim tejët i madh dhe gjithçka është rreth finalizimit.Pastaj tash më është edhe stina e verës dhe kemi data shumë të rezervuara nëpër gjitha qytet ku ka shqipëtar. Gjithashtu angazhimet e mija në televizion konkretisht ne RTK ,ku jam në përgaditje të startoj me një emisjon të ri për të rinjë që do të jetë emision javorë kur të rinjtë do të kenë rastin të informohen për ngjarjet më aktuale që ndodhin në vend dhe në botë. Emisioni do të quhet "TREND" dhe unë do të jem prezantus\gazetar i këtij emisjoni.Ndaj falenderoj shumë RTK-në për besimin e dhënë.

Teksteshqip: Sa jeni nderë të kënaqur me suksesin që pati kënga në Top Fest 10?

Arbri: Vetë fakti që nga 161 këngë konkurruese kemi arritur në finale na bënë të ndihemi shumë mirë dhe të jemi jashtzakonisht shumë të kenaqur.

Teksteshqip: A do të presim ndonjë bashkpunim tjetër në të ardhmen ose pjesmarrje në ndonjë festival?

Arbri: Mm besoj që po,shumë shpejt do realizoj një bashkepunim shumë interesant me dikë që publiku e do shume ...! Dhe do të jetë një befasi e madhe , sa i përket detajeve s'mund të them asgjë me shumë."Supriz"

Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë na thotë Arbri.Vazhdon të mbetesh "single"?

Arbri: As vet nuk e di ...!(qesh)



Teksteshqip: Arbër ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe teksteshqip për projektet e tua dhe jetën private.Për fund dëshiron teë shtosh dicka,çfarë do t'u thuash fansave edhe publikut?

Arbri: Së pari falenderoj teksteshqip. faleminderoj nga Zemra per mbeshtetjen qe gjithmon e kom pas nga ta i du shume edhe i vlersoj pa fund.Ju dua!!!
(Teksteshqip)

Arbër Zeka Vjen Me Projekte Të Reja