>
BIOSHQIP

Aragona Band, Së Shpejti Kënga Verore Me Ermalin

05-07-2013
Grupi nga Kosova, Aragona Band, ka konfirmuar për Telegrafin se së shpejti do të lansohet bashkëpunimi më i ri me këngëtarin e mirënjohur, Ermal Fejzullahu. Shpend Haxhijakupi, një prej antarëve të Aragona Band, ka thënë për Telegrafin se kënga është e përfunduar dhe se së shpejti pritet të fillojnë xhirimet e videoklipit. “Sapo e kemi përfunduar këngën e re me Ermal Fejzallahun. Është këngë verore dhe shumë ritmike. Videoklipi lansohet shumë shpejt”. “Kjo këngë ka predispozita të mëdha që të bëhet hit i madh, pasi është shumë e mirë. Xhirimet e videoklipit do të fillojnë shumë shpejt, po sa të jetë caktuar produksioni që do ta punojë atë”, është shprehur Shpendi për Telegrafin. Këngën e re të Aragona Band me Ermalin e kanë punuar në muzikë Kico n’Torch teksa tekstin e ka shkruar Mit’hat Sadiku. Arabona Band njihet për hitet e mëdha “Tepër Jemi Dasht”, “Vajza Anonime” dhe “Ajo”.
(Telegrafi)

Aragona Band, Së Shpejti Kënga Verore Me Ermalin