>
BIOSHQIP

Aragona Band: “Na Ishte Njëherë”

18-01-2013
Pasi sollën 3 këngë dhe video vërtet të bukura në vitin që lamë pas, djemtë e grupit “Aragona Band” nuk po ndahen, por kanë gati projektin e radhës.

Gazeta “Kosova Sot” mëson se grupi këto ditë do të sjellë videon e këngës më të re, me titull ‘Na ishte njëherë’. Kjo këngë është realizuar me muzikë dhe tekst nga Besim Bunjaku dhe video është realizuar nga produksioni ‘Asha’.

Të gjithë të pasionuarit pas historive të bukura të dashurisë në këtë këngë do të përshtaten, sidomos ata që kanë peng një person që e kanë takuar vetëm një herë dhe kurrë më në jetën e tyre.
(Maksim Gjokaj)

Aragona Band: “Na Ishte Njëherë”