>
BIOSHQIP

Aragona Band, Gati Hiti I Radhes “Ajo”

28-08-2012
Pas suksesit të "Vajzës anonime" dhe "Tepër jemi dashtë", djemtë simpatikë të grupit Aragona Band janë në pritje të klipit dhe këngës më të re. Mësuam nga Shpendi, anëtari i grupit, se kënga mban titullin "Ajo" dhe është një këngë e bukur ritmike, ndërsa videoklipi është xhiruar nga produksioni "Pinkmoon Creativ". Muzika e këngës është realizuar nga "Kico n Torch", ndërsa teksti është i shkruar nga i njëjti autor i këngës 'Vajza Anonime', nga Mithat Sadiku. Videoklipi i kësaj kënge do të lançohet shumë shpejt, dhe pa diskutim se nën interpretimin e Aragonës do të jetë një hit i radhës, ndërkaq kureshtja e dëgjuesve është në pritje.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Aragona Band, Gati Hiti I Radhes “Ajo”