>
BIOSHQIP

Aragona Band Së Shpejti Me Këngë Të Re

11-08-2015
Pa dyshim që tashmë janë të njohur në estradën shqiptare. Fjala është për grupin nga Prishtina Aragona Band, të cilët ka disa muaj prej që nuk i kemi parë në skenën muzikore. Por gjatë kësaj kohe, grupi kanë qenë të angazhuar me ahengje familjare dhe së shpejti do të vinë me projekt të ri për fansat e tyre. Këtë gjë e ka konfirmuar njëri nga anëtarët e këtij grupi për Indeksonline, Drin Haxhijakupi. "Projekti i ri ka disa kohë që është gati i punuar prej producentëve ZappnChriss por që po presim me përkundu koncertet dhe diku ka mesi i muajit tetorit pritet të lansohet", ka thënë Drini. Aragona Band para pak muajve ka publikuar këngën e tyre "Linda", të cilës ia kanë bashkangjitur edhe videoklipin. Me tekst nga Rozana Radi dhe muzikë nga vetë grupi, kjo këngë ka arrite të jetë ndër këngët më të pëlqyera të Aragonës. "Kënga "Linda" është pritë shumë mirë nga përkrahësit tanë dhe pa dyshim që ka arritur edhe pritshmërit që i kemi pas për të. Gjatë këtyre muajve të verës, që nga muaji korrik e deri në fund të muajit gusht jemi pothuajse çdo natë nëpër koncerte", është shprehur Drini. Ndërsa sa i përket muzikës së tanishme e cila po i servohet për ditë publikut, këngëtari u shpreh që skena shqiptare ka nevojë për muzikë live e jo për playback. "Skena shqiptare ka nevojë sa ma shumë për muzikë live e jo për playback që është tu servu 95% të rasteve nëpër "Koncerte" që po ju thoin", ka përfunduar Drini.
(Indeksonline)

Aragona Band Së Shpejti Me Këngë Të Re