>
BIOSHQIP

Anita Latifi Vë Në Siklet Shqiptarët Në Gjermani

26-04-2014
Shqiptarja Anita Latifi kishte arritur deri në pesëmbëdhjetëshen e parë në garën “Deutschland sucht den Superstar” (DSDS) dhe pastaj ishte diskualifikuar për shkak të sjelljes së saj problematike. Megjithatë, edhe pse gjithçka ka përfunduar, 18-vjeçarja po përpiqet të mbetet aktuale duke dhënë deklarata të herëpashershme. Mirëpo, ditët e fundit duke bërë përpjekje të kritikojë rrjedhën e garës, ajo ka kthyer kundër vetes një pjesë të mirë të publikut. Anita ka ironizuar me emisionin duke iu bashkuar kritikave se është bërë monoton dhe i mungon freskia. Në faqen e saj të Facebookut, ajo ka shkruar: “Njerëzit po ankohen se DSDS është bërë kaq monoton (s’është çudi pasi që ata kanë mbetur vetëm tipa monotonë). E pra, të dashurit e mi, përse nuk keni votuar për mua? Unë, sidoqoftë, do të siguroja më shumë ‘action’!!”. Por, reagimi i fansave ka qenë i papritur dhe negativ për të. “Mos u bë më antipatike se sa je”, i ka shkruar dikush në faqen e saj. Ndërsa një tjetër, ka reaguar kështu: “Ne, shqiptarët jemi të kënaqur që nuk ke vazhduar, ndryshe, do të na e nxije fytyrën edhe më shumë”, etj.
(Albinfo)

Anita Latifi Vë Në Siklet Shqiptarët Në Gjermani