>
BIOSHQIP

Skandal Seksi Për Anita Latifin Në Gjermani

05-04-2014
Anita Latifi ka lindur në Wuppertal të Gjermanisë, më 16 janar të vitit 1996 dhe tashmë ka mbushur 18 vjeç. Jeton në një shtëpi me familjen e saj, të atin Mustafën, nënën Misirete dhe bashkë me tre vëllezër e motra. Sapo ka mbaruar klasën e 13-të në kolegjin profesional, por ëndërr e saj është muzika dhe karriera muzikore.



Ishte një nga favoritet kryesore të talent show-t ”Gjermania kërkon një yll”, por për shkak të nervozizmit që ka treguar gjatë një paraqitjeje në skenë, ajo është përjashtuar nga spektakli. Sidoqoftë, Anitës i është dhënë një tjetër mundësi që të rikthehet në show, por me ndëryrjen e publikut gjerman, që e ka kërkuar atë. E adhuron shumë Rihanën dhe mundohet ta kopjojë në çdo detaj, madje ka bërë edhe një tatto të ngjashme me të. Mustafa, i ati i saj, ka qenë pjesë e një grupi muzikor shumë të njohur në Kosovë.



Por, pas gjithë këtij talenti me potencial dhe vokal të madh, fshihet një “djall” i madh. Pikërisht me këtë konkurrente, mediat gjermane kanë filluar të merren shumë, pas daljes në publik të disa fotove nudo dhe një videoje erotike, në të cilën Anita Latifi e zhveshur shihet duke prekur pjesët intime, duke u përkëdhelur e duke masturbuar. Komente të shumta negative, sharje e ofendime janë lëshuar në adresë të këngëtares, e cila të shtunën e kaluar “fluturoi” nga gara.



Videoja shfaq vajzën bionde seksi duke prekur gjoksin, duke u hedhur në shtrat, duke ledhatuar trupin e duke prekur pjesët intime. Pasi në fillim e mohoi një gjë të tillë, në një video-prononcim Anita e pranon se videoja është e saj: ”Unë dua t’u kërkoj falje fansave të mi, videon e ka regjistruar një person shumë i besueshëm për mua, por kanë abuzuar me besimin që u kam dhënë. Unë nuk kam dashur që një gjë e tillë të dalë në publik, pasi është shumë private”, thekson këngëtarja e re. Gjithsesi, Anita e mori vëmendjen e publikut jo me talentin që ka si këngëtare, por me skandale.
(Panorama Plus)

Skandal Seksi Për Anita Latifin Në Gjermani