>
BIOSHQIP
Biografia
Andin Randobrava është i biri i kompozitorit të shquar Reshat Randobrava, fakt ky që përbën një pjesë të konsiderueshme justifikuese për dashurinë e madhe që ka Andini për muzikën.Këtë ndjenjë të pastër artistike filloj ta shprehte qysh herët, atëherë kur kishte vetëm 3 vjeç dhe nga fjalët e para që i mësoi ishte: PIANO, instrumentin në të cilin për herë te parë luajti nga kjo moshë. Me kalimin e viteve,dashuria e tij jo vetëm për instrumentin (pianon), por muzikën përgjithësisht, kultivohej duke u bërë edhe më e madhe e duke zënë rrënjë thellë në shpirtin e zemrën e tij. Ka mbaruar shkollën e ulët e të mesme të muzikës në Prishtinë. Rrugë relativisht e gjatë po që fundin e ka shumë larg, e ka larg se Andini ka edhe shumë për të bërë, dhe garancë për këtë është dëshira, vullneti dhe çasja e tij serioze e profesionalë në gjithçka bën. Nësë I referohemi një lloj retrospektive të punës së gjertanishme të kompozitorit Andin Randobrava,kalojmë ndër vite dhe tregojmë disa nga sukseset e tij në fushën e komponimin dhe orkestrimit të këngëvë që janë 100 % punë e studios që udhëhiqet prej tij e që mban emrin "Randobrava Records".

Pjesëmarrjet në manifestime të ndryshme me përmbajtje muzikore:
1995 – Për herë të parë merr pjesë në një festival të këngës dhe atë në festivalin Show fest, si kompozitori më i ri I këtij edicioni. Atëherë kishte vetëm 16 vjeç. Kënga me titull "Pse më mundon", e komponuar nga Andini, u interpretua nga Anita Vukpalaj dhe u plasua deri në natën finale.
1996 – Merr pjesë për herë të dytë si kompozitor në Show Fest. Kënga e tij u interpretua nga Elizabeta Qarri dhe Arian Rexhepi.
1997 – Pjesëmarrja e tij e tretë në festivalin e këngës Show Fest kishte për intepretuese këngëtaren Anita Xhakli.
2001 – Kompozitor I këngës "Drakulla" në festivalin e këngës Polifest.
2003 – Si orkestrues në festivalin e këngës Show Fest.
2007 – Kompozitor I këngës "Pa lamtumirë", në festivalin e këngës Lyra Fest.

Çmimet e fituara:
2001 – Vendi I parë si kompozitor e orkestrues në Polifest me këngën "Drakulla", në interpretim të Rinesa Deshishku.
2003 – Vendi I parë si orkestrues në Shoë Fest.
2004 – Vendi I parë si kompozitor e orkestrues në Polifest me këngën "Hajde,hajde", në interpretim të Monika Salihu.
2007 – Vendi I parë si kompozitor e orkestrues në Lyra Fest me këngën "Pa lamtumirë", në interpretim të Valbona Brajshori.

Andin Randobrava ka realizuar edhe shumë këngë për fëmijë. Nga sukseset e shumta veçojmë shpalljen hit I vitit të këngës "Qikë për merak", e shumë e shumë këngë të tjera për këtë grupmoshë.Përveq kesaj Andini ka krijuar edhe muzik per teater per shum shfaqje e ne veqanti duhet permendur muziken e monodrames se mentor zymberajta aktori ne kuti i cili deri me tani Kosovës i ka sjell 17 qmime nderkombtare,poashtu edhe ne fushen e muzikes klasike Andini ka të realizur poemën e tij simfonike ne g-minor e dhum e dhum vepra të tjera. Ka prodhuar hite për emra si: Adelina Ismajli, Zanfina, Sabri Fejzullahu, Tingulli I 3nt, Hija e jetës, Gili, Leonora Jakupi etj.

"Randobrava Records" u themelua në vitin 1997 dhe qysh atëherë vepron si studio produktive muzikore shumë profesionale, përmes një platforme njerëzish professional që nga komponimi, orkestrimi, zërat kthyes e deri tek tekstshkruesit. "Randobrava Records" sot funksionon si N.P.SH dhe merret me menaxhimin komplet të talenteve të rinjë të cilët dëshirojnë të bëhën pjesë e estradës sonë muzikore duke përfshirë përbrenda një pakoje punimin e këngëvë të përmbledhura në një album, dizajnimin e kornizes së albumit,ëeb faqen përsonale të këngëtarit përkatës, spotet, billbordat e deri tek publikimi në TV i spoteve të realizuara. Në një llojllojshmëri zhanresh muzikore në punimet që mbajnë firmën e Randobrava Records hyn edhe muzika për film e teatër, muzikë që Andini ka filluar ta realizojë qysh para periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Pasioni për muzikë filmi e teatri është I pashtërrshëm. "Randobrava Records" bën edhe punimin e audio-reklamave. "Randobrava Records" ka shtrirë aktivitetin e tij duke u bërë pjesë e mbrëmjeve muzikore me muzikë LIVE, në përcellje të këngëtarëve të njohura si: Teuta Kurti, Flaka Krelani etj.)

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}