>
BIOSHQIP
Biografia
Ndonëse talentin e saj artistik e solli përmes spektaklit "The Voice of Albania", Ana Kabashi angazhimin e saj në këtë drejtim nuk e nisi me këtë spektakël. Lidhja e saj me këngën është shumë më e hershme, ani pse sipas këngëtares ‘The Voice...’ ishte një shtytje e madhe drejt karrierës artistike të saj. Ajo po punon fort rreth muzikës ne mbrëmjeve të shumta ‘live’ nëpër qytete të ndryshme në Kosovë. Por nuk do të jenë vetëm mbrëmjet ‘live’ ato që do ta sjellin si këngëtare Anën. Ajo tashmë është duke punuar edhe në projekte të reja të cilat do ta sjellin më afër publikut mjeshtërinë e saj në të kënduar. "Jam duke punuar edhe rreth këngëve të reja. Kam krijuar lidhje shumë të mira me disa kompozitor në Shqipëri, kështu që tash jam duke punuar rreth krijimeve artistike me ta".
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}