>
BIOSHQIP

Albulena Jashari: “Së Shpejti Do Të Vij Me Projekte Të Reja”

03-03-2016
Albulena Jashari, njëra ndër këngëtaret më të talentuara vjen në këtë intervistë ekskluzive për teksteshqip.com. Albulena është shquar gjithmonë për vokalin e saj dhe stilin e të kënduarit, kjo pasi ajo luan shumë mirë në kitarë dhe arrin të përçojë mjaft mirë emocion tek dëgjuesit me mënyrën e të kënduarit. Në vazhdim ju fotjmë të ndiqni intervistën me Albulenën... TeksteShqip: Albulena, na tregoni pak se me çka po merren kohëve të fundit? Sa jeni e angazhuar në muzikë? Albulena: Kohën e fundit jam duke krijuar këngën e re që do të dalë shumë shpejt të cilës do t'ja realizoj edhe videoklipin, gjithashtu kohën e fundit kam marrë oferta të ndryshme nga produksione të ndryshme për bashkpunim dhe menaxhim por ende s'kam vendosur, do të zbulohet në vazhdimësi. TeksteShqip: Stili juaj i të kënduarit është shumë origjinal dhe larg artistëve të tjerë? A jeni e lumntur që keni një talent të tillë? Arrini të kirjoni një performancë të bukur vetëm me zërin dhe kitarën tuaj? Albulena: Jam shumë e lumtur për talentin mirëpo pa dyshim puna dhe dashuria e madhe ndaj muzikës më kanë bërë që të profesionalizohem më shumë. Muzika është pjesë e jetës me të cilën jetoj çdo ditë dhe ushqej shpirtin.



TeksteShqip: Stili juaj gjithashtu ngjason shumë edhe mek ëngëtaren Taylor Swift. A mendoni edhe ju kështu dhe a i merrni inspirim ikonave botërore? Albulena: Unë nuk inspirohem nga Tailor Swift dhe është hera e parë që dikush më krahason me atë, gjithsesi unë marr inspirmin nga muzika që dëgjoj dhe njerëzit zakonisht zërin tim e krahasojnë me atë të Rihanna-s. Por kur krijoj muzikën time mundohem të mos dëgjoj muzikë për shkak që dua të tingllojë sa më origjinale. TeksteShqip: A angazhoheni me koncerte. Nëse po në cilat vende më shumë? Albulena: Unë muzikën përveq që e kam pasion dhe hobi ajo është edhe puna që unë bëj, jam mjaft e kërkuar dhe e angazhuar në netët live nëpër Kosovë, Tiranë dhe Maqedoni. TeksteShqip: Albulena. Si e vlerësoni ju tegun muzikor sot? Albulena: Thjesht muzika ka fillu me u bë biznes dhe po nuk hyre në atë biznes mendoj që mbetesh i pa ndëgjushëm dhe nën hije.



TeksteShqip: A keni ndonjë projekt të ri të cilit do dëshironit ta zbulonit ekskluzivisht për teksteshqip.com? Albulena: Po unë e ceka edhe në fillim se jam duke punuar për këngën e re e cila do të jetë një zhanër më ndryshe nga këngët tjera, besoj se do të jetë një këngë mjaft e ndëgjueshme sepse ka një përmajtje të kapshme për publikun. TeksteShqip: Na fol pak për jetën private? Si është një ditë e zakonshme e Albulenës? A është Albulena single? Albulena: Unë përveq që këndoj, luaj edhe në kitarë dhe në kohën e lirë e shfrytëzoj me kitare, pastaj piktura është pasioni dhe profesioni im me të cilën merem gjatë kohës së lirë, gjithashtu jam një fanse e Fitnesit që është një rutinë javore dhe kohën e fundit nuk mund të më shohin njerëzit jasht sepse më shumë po i përkushtohem projekteve dhe pjesës time shpirtërore. Jam Single(qesh). TeksteShqip: Ju kemi parë goxha të distancuar nga festivalet? Pse nuk merrni pjesë? Nuk iu pëlqejnë apo thjeshtë çështje kohe? Albulena: Unë kam qenë pjesmarrëse në Top Fest 8, gjithashtu kam qenë në festivalin "Turkce Visyon" dhe kam përfaqësuar Kosovën në mesin e 22 shteteve dhe sigurisht do të jem pjesemarrëse e festivaleve në të ardhmen.



TketseShqip: Albulena a egziston dëdhira që një ditë të marrësh pjesë në Festivalin e Rtsh-së dhe në ndonjë nga vitet e ardhshme të përfaqësosh Shqipërinë në Eurovision? Albulena: Besoj që këtë vit do të konkuroj në Festivalin e RTSh-së dhe do të kisha pas dëshirë edhe të fitoj dhe ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision, kjo besoj se është ëndërr e çdo këngëtari. TeksteShqip: Albulena, faleminderit shumë për interivtsën. Për fund dëshiorn të shtosh diçka. Dëshiron ti përshëndesësh fansat e tu... Albulena: Dua të j'u falenderoj shumë për intervistën gjithashtu i përshëndes të gjithë ata që e duan muzikën time dhe atë çfarë unë u dhuroj, nuk do të ndalem, do të përpiqem të bëj atë që unë dua dhe ta prezantoj vetën si një këngëtare origjinale.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Albulena Jashari: “Së Shpejti Do Të Vij Me Projekte Të Reja”