>
BIOSHQIP

Albina Ratkoceri Përgatitet Për Të Ardhur Më E Fortë Se Kurrë

27-03-2014
Një nga këngëtaret e reja dhe shumë simpatike Albina Ratkoceri nuk do të ndalojë në rrugën e muzikës që ka nisur. Ne mësojmë se ajo për momentin ndodhet në Prishtinë ku është duke bërë një kurs për të stërvitur zërin me një nga profesionistet më të mira të muzikës shqiptare. Por Albina ka nisur të kërkohet në cdo vend ku ka organizime për të qenë e ftuar si këngëtare, megjithëse deri më tash ka vetëm dy këngë në treg, e shumë shpejt ajo do të sjellë hitë të tjera, pasi ajo po punon në këtë drejtim për të arritur kulminacionin në muzikën shqiptare, e për të ardhur më e fortë se kurrë. Këngëtarja e cila jeton në Gjermani por me origjinë është nga Kosova, do të jetë mes shumë yjeve si Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Leonida Marjakaj e shumë të tjerë në një koncert të madh që do të organizohet për festën e Pashkëve nga ‘Mega Event’ në Aadorf(TG) në Zvicër. Ne dimë se ajo po përgadit një superhit për të ardhur në tregun muzikor, deri sa të shfaqet duhet të presim dhe të dëgjojmë dy këngët e saja të para.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Albina Ratkoceri Përgatitet Për Të Ardhur Më E Fortë Se Kurrë