>
BIOSHQIP

Albina Ratkoceri: “Do Të Më Pëlqente Një Duet Me Noizyn”

17-12-2013
“Hajde ma ngat” kështu quhet kënga e parë e ardhur me video e këngëtares Albina Ratkoceri, këngë kjo e cila është duke u pritur shumë mirë. Albina e cila jeton në Gjermani por është nga Kosova ka qenë e ftuar në programin shumë të ndjekur të shoë-bizit shqiptar “Mix-Max” ku ka treguar dashurinë e saj për muzikën dhe se si e mbështet shumë familja e saj. Kur është pyetur se me kë do të donte të kishte një duet, këngëtarja simpatike ka thnë se gjithmonë e ka pëlqyer reperin Noizy dhe do të donte të kishte një duet me të. Albina ka në plan shumë këngë, pasi tashmë ajo nuk do të ndalet duke sjellë në tregun shqiptar këngë të bukura në rrymën RnB./
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Albina Ratkoceri: “Do Të Më Pëlqente Një Duet Me Noizyn”