>
BIOSHQIP
Biografia
Një vajzë me edukim muzikor, jo vetëm në aspektin e shkollimit, por edhe në atë familjar. Këngëtarja, e cila vjen nga një familje muzikantësh ka trashëguar prej tyre jo vetëm dëshirën dhe pasionin e madh për muzikë, por edhe një talent të jashtëzakonshëm. Ajo ka ndjekur shkollën e muzikës për klarinetë në Pejë, si dhe sekondar ka instrumentin e pianos. Ajo bashkë me familjen kanë krijuar një bandë muzikore te quajtur “Family Band”.

Në vitin 2014, Albina Kelmendi ishte finaliste në The Voice Of Albania 4. Ajo mori pjesë për të eksploruar se deri ku mund të arrijnë aftësitë e saj vokale në mënyrë që, nëse ecën, të ndërtojë një të ardhme të saj, në botën e muzikës, jo vetëm si klarinetiste, por edhe si vokaliste. Albina është një nga konkurrentet më të denja të “The Voice”, talentshow ku u rendit e dyta dhe u bë e njohur për mbarë publikun shqipfolës. Ky spektakël sigurisht që ishte një trampolinë e mirë për karrierën e re të artistes.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}