>
BIOSHQIP
Biografia
Shqiptari i rritur në Gjermani, suksesin e madh në fushën e vallëzimit në shtetin bavarian, e ka zgjeruar po synon ta zgjerojë edhe në fushën e muzikës. Ai lindi në Shqipëri ndërsa si adoleshent u shpërngul në Gjermani. Edhe pse i ri në moshë, bagazhi i tij artistik, u vu në dukje që kur ai ishte i vogël. Pasioni i tij ishte vallëzimi ‘Break dance’, pasion ky që e zbuloi në vitin 1999, ku bashkë me shokët e tij, shihnin videokasetat e grupeve të këtij lloj vallëzimi, e që më pas për të u kthye edhe në profesion. Duke parë shkathtësitë e tij fizike, Arditi punoi shumë në avancimin e tyre. U mor edhe me kik-boks dhe ushtrime akrobatike. Mundi dhe përkushtimi i tij u shpërblye, pasiqë vite më vonë, ai u bë pjesë e një grupi të famshëm në Gjermani, grup ky i cili përformoi edhe në ditën e çlirimit të Gjermanisë, para kancelares gjermane Angela Merkel. Fiziku i Arditit, u kishte rënë në sy edhe markave të njohura botërore, imazhi i të cilit u përdor edhe në reklamat e ‘Mercedes Benz. Arditi aktualisht është duke ndjekur edhe një karrierë të aktrimit në teatër. Thotë se pasioni i tij janë arti dhe filozofia. Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të cilët në fillim ishin skeptikë për suksesin e Arditit në fushën e artit, ai është duke vazhduar ta ndjek këtë ëndërr.

Më datë 29 Mars 2019, Airdit publikon videoklipin "Puro".