>
BIOSHQIP

Agron Llakaj, Spektakël I Ri Al Pazar

12-07-2012
Nje shfaqje nga Agron Llakaj, ku ne bosht eshte loja, shakaja e kripur dhe e zgjuar me realitetin tone e ngerthyer nepermjet lajmit politik, ekonomik dhe social por edhe nga bota e artit dhe e kultures, prej vendit dhe jo vetem. Ne kete skene takohen lajmi dhe nje ngjarje, takohen karakteret e ndryshme qe fati ose rruga i sjell ne Pazar, nje intelektual dhe nje pseudo intelektual, nje i ashtuquajtur analist, nje njeri qe e kerkon fatin e tij ne Pazar, nje politikan qe e kerkon mbeshtetjen ne Pazar, gjithe moria dhe problematika shqiptare ne trajten satirike dhe komike te saj vjen ne Pazar. Ai i tha atij-ajo i tha asaj-ata i thane atyre-me the e te thashe. Ky eshte realiteti ne kendveshtrimin komik, ky eshte Pazari shqiptar. Skenografi e ketij Pazari duhet te shprehi thelbin e saj te gershetuar me kerkesat e nje fotografie televizive, ku cdo kush ne kohen qe e ndjek Pazarin ta ndjej veten brenda tij. Moderatori eshte njeriu qe lidh kete realitet komik nepermjet komenteve komike te shkurtera dhe te qelluara. Elementet qe e perbejne Pazarin jane: - Moderatori - Polici - Vajza bukuroshe(nuk mund te shijohet Pazari pa nje femer te bukur,te gjithe kur shkojne ne Pazar duan te shikojne nje femer te bukur) - Orkestra, patjeter duhet nje drejtues qe te kete dhe aftesine e komunikimit perpos aftesise per te drejtuar muzikalisht, orkestra eshte faktor i rendesishem ne krijimin dhe mbajtjen e atmosferes se Pazarit, por njekohesisht bashke me publikun dhe moderatorin krijon situtuata humoristike duke i dhene nje funksion te rendesishem ne Pazar e jo si kornize fotografie. Pervec kronikave te siguruara nepermjet monitorimeve, ky do te jete mielli qe do te perpunohet ne Pazar. Ne Pazar vine femije qe duan te luajne, dy plaka qe duan te pine kafe dhe ftojne dhe Agronin , e Policin te pine kafe se bashku, ne Pazar vjen dhe nje politikan qe ka deshire te beje Pazar per vota, ne Pazar vijne dhe njerez qe kerkojne fatin, kengetar, imitator, analist, recitues, instrumentist dhe te tjere. Ne Pazar njeri kerkon pune, nje tjeter do te martohet, nje tjeter do te ndahet, nje tjeter bene sherr bash mu ne Pazar. Pazari ka te derguarit e vet te posacem qe lidhen drejt persedrejti nga rrethet per lajmin e fundit por te fundit fare, e po s'ka lajm e prodhon vete. Ne Pazar vijne dhe aktore te argetojne publikun e Pazarit. Ne Pazar vjen dhe nje modele apo model. Gjithe Shqiperia vjen ne Pazar. Pra te dashur miq, Pazari po fillon te ndertohet. Jeta jone s'eshte Pazar, por ne Pazar gjejme te verteten. Publiku i Pazarit eshte jashtezakonisht atraktiv dhe behet pjese e pandare e Pazarit.
(VizionPlus)

Agron Llakaj, Spektakël I Ri Al Pazar