Agron Aliu Sjell Një Tjetër Hit, Gati Për Programet E Fundvitit
17-09-2014
‘Jan jan kta sy’ kështu quhet kënga më e re e këngëtarit të njohur Agron Aliu të cilën e ka sjellë pak ditë më parë me anë të një klipi shumë interesant. Kënga është punuar në studion e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Eroll Jakupi, ‘Eroll 5’ në Shkup me muzikë nga Rrahman Kryeziu dhe me tekst nga Sami Aliu, e video e realizuar nga ‘Arfiss Production’. Klipi ka nisur të pëlqehet dhe të shikohet shumë në kanalin youtube duke treguar edhe një herë se artisti kumanovas por që jeton në Berlin, ka sjellë një tjetër hit në tregun muzikor shqiptar. Por Goni ashtu sic e njohin të gjithë me këtë emër ka qenë mjaft i angazhuar nëpër dasmat shqiptare së bashku me grupin e tij’ Alba Trend’ në Kosovë e Maqedoni, ndërsa për mirëpritjen e tij ai falenderon shumë fansat dhe të gjithë artdashësit e muziëks së tij. Këngëtari tashmë është duke u përgaditur për të qenë në programet festive të fundvitit, ku ka mjaft ftesa nga produksionet kryesore shqiptare dhe me siguri do të ketë ndonjë këngë të re e të bukur për programet e Vitit të Ri.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0