>
BIOSHQIP

Agim Band Sjell Albumin Më Të Ri “Kur Hëna Del“

09-04-2015
Agim Ajrullahu bën rreth 20 vjet karrierë në skenën muzikore shqiptare, ku këto vite janë të mbushura me suksese të gjithanëshme, duke bashkëpunuar me gjithë estradën popullore shqiptare. Në vitin 2013, Agimi vendos të krijojë grupin me vëllezërit Sani dhe Rami Ajrullahu, ku përfaqësues është vetë Agimi, i cili njëkohësisht është edhe klarinetisti i gupit. Agimi ka të realizuar profesionalisht albumin në vitin 2005 të tiutulluar "Një lule" dhe në vitin 2010 "Valle gazmore" në bashkëpunim me grupin Gazmendët, me të cilët ka pasur një bashkëpunim 10 vjeçar. Siç e ka bërë traditë Agimi, që çdo pesë vjet të sjellë album, këtë vit sjell albumin e titulluar "Kur hëna del" në bashkëpunim me Agim Band. E veçanta nga gjithë albumet tjera të skenës shqiptare, është se këtë album e ka financuar dhe përkrahur Ministria e Kulturës së Maqedonisë, në të cilin janë përfshirë 5 këngë dhe 6 instrumentale, të punuara mjeshtërisht në studion e Ardian Kastratit, BMA studio dhe N.P. sound.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Agim Band Sjell Albumin Më Të Ri “Kur Hëna Del“