>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “U Bo Jeta Internet” Nga Afërdita Pepkola

28-08-2014
Sa prej jush e mbajnë mend këngën që iu dedikua fitores 7–1 të Gjermanisë ndaj Brazilit në botërorin Brazil 2014? Kënga ishte me motive nga Shqipëria e Mesme dhe titullohej "7 me 1". Një video e realizuar në studio dhe me një tekst të tillë:



"O Brazil ç'të gjeti ty, ta bën 7 me 1 rri në ven se s'ke ku shkon, para ka gjermon Ah gjermon, gjermon i zi Ku e gjete kët' furi? Si ja bone 7 me 1? Braziljonët jane në zi"



U komentua se këngëtarja është anonime, por sot kjo këngëtare ka një emër dhe quhet Afërdita Pepkola. Në faqen e këngëtares në teksteshqip.com, mund ta gjeni këngën "7 me 1" me video dhe tekst. Ndeshja që "çmendi" shqiptarët, të cilët dolën në rrugë për të festuar sikur të kishte fituar Shqipëria, i dha frymëzim kompozitorit Sokol Marsi dhe këngëtarës Afërdita Pepkola.



Në fakt nuk bëhet fjalë për një këngë të krijuar enkas për këtë ndeshje të Botërorit 2014, por për një përshtatje në tekst të një kënge që u publikua sot me videoklip dhe që mban titullin "U Bo Jeta Internet".



Me muzikë dhe tekst nga Sokol Marsi, kënga me motive nga Shqipëria e Mesme, ironizon mbi ndikimin që kanë interneti dhe rrjetet sociale në jetën tonë të përditëshme.
(Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “U Bo Jeta Internet” Nga Afërdita Pepkola