Adrian Gaxha, “Ngjyra E Kuqe” E Afroi Me Luanën... Përsëri
17-11-2012
Thonë se ngjyra e kuqe tërbon demat, por mesa duket autori i kësaj kënge Adrian Gaxha ka të njëjtin efekt mbi Luana Vjollcën, prezantuesen e motit të Top Channel.
Miqtë e afërt të Luanës, tregojnë se prej kohësh ishte parë të shoqërohej me një djalë shumë simpatik, marrëdhënie e cila e ka marr fund krejt papritur ashtu si disa lidhje të tjera këtu në Tiranë, një prej tyre me djalin vlonjat të Big Brother Arjon Muça, i cili e zëvendësoi shumë shpejt Luanën me një tjetër velinë bjonde.
Një histori dashurie si në telenovelë kjo e Luanës dhe Adrian Gaxhës, ata ndahen, krijojnë lidhje të cilat Luana nuk i ka publikuar asnjëherë, përveç asaj me Gaxhën, që mesa duket dominon në zemrën e saj. Lidhja me këngëtarin nga Maqedonia, ka qenë gjithmonë e tillë, thonë miq të afërt të prezantueses. Ata lidhen në çdo koncert dhe ndahen pasi Gaxha largohet nga Tirana.
Duket sikur hiret e Luanës "treten" sapo ai kalon kufirin, megjithatë prezantuesja e motit nuk është aq "viktimë", pasi edhe ajo nuk mbetet pas me historitë e saj të dashurisë. Ata janë fotografuar së bashku pas përfundimit të natës finale të Këngës Magjike, ku kanë qenë të gjithë këngëtarët pjesëmarrës në këtë festival.
(Thash&them)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0