>
BIOSHQIP

Adelina Berisha, E Zhgënjyer Nga Top Fest 11

17-05-2014
Adelina Berisha, këngëtarja e cila u paraqit në Top Fest 11 me këngën "Për ty", mesa duket është ndarë e zhgënjyer nga ky festival pas diskualifikimit nga gjysmëfinalja. Balada "Për ty" është cilësuar si një ndër më të mirat e Top Fest-it, ndërkohë që edhe fansat kanë mbetur të habitur kur kanë parë që kjo këngë është jasht listës së gjysmëfinalistëve.
"Jam shumë e zhgënjyer nga ky festival, kënga ka qenë shumë e bukur dhe e dashur për publikun, ndërsa arsyeja se pse kënga nuk është kualifikuar në këtë festival është frika nga pjesmarrësit e tjerë" - ka thënë ajo për teksteshqip.com



Ajo ka folur gjithashtu edhe për kontratën e prishur me On Air pas skandalit të fundit me videoklipin e këngës "Për ty", i cili fillimisht u hodh në youtube, më pas u fshi nga Top Channel për shkaqe të drejtave autoriale. Ndërkohë që këngëtarja ka vendosur që të lidhë kontratë me Arkiva Shqip për hedhjen e videove në youtube: "Po, është shumë e vërtetë që kam nënshkruar kontratë me Arkiva Shqip, dhe përderisa e kam bërë këtë gjë kam pasur mjaft arsye" - shtoi ajo për teksteshqip.

E pyetur nga ne për publikimin e videoklipit në youtube, Adelina tha se do të publikohet shumë shpejt: "Po videoklipi do të publikohet edhe në youtube, por fillimisht jam duke punuar me disa këngë verore" - ka përfunduar Adelina.
(Teksteshqip.Com)

Adelina Berisha, E Zhgënjyer Nga Top Fest 11