Adelina Berisha, Brenda Vitit Me Album Dhe Videoklip Te Ri
27-10-2010
Daljet mbrëmjeve janë shumë të rralla për të. E teksa thotë se nuk pëlqen të dalë shpesh, sidomos gjatë mbrëmjeve, këngëtarja Adelina Berisha gjithashtu thekson se "në mënyrë që punët të më shkojnë mirë u përkushtohem shumë atyre. "Nuk pëlqej të dal shumë. Nuk e dua jetën e natës, por gjithsesi pëlqej që më shumë t'i përkushtohem punëve të mia, në mënyrë që ato të më shkojnë siç dua unë".
Ajo, gjatë një bisede për "Infopress", gjithashtu tregon edhe për angazhimet aktuale rreth muzikës, duke bërë me dije se shumë shpejt do të dalë me këngë e krijime të reja.
Po pres skenarin që t'i fillojmë xhirimet
"Tani jam duke punuar rreth albumit tim më të ri. Përveç albumit, shumë shpejt do të dal edhe me një këngë e klip të ri, gjithashtu këto ditë jam duke u përgatitur edhe për koncertet që do të mbahen në diasporë, të cilat tash do të fillojnë. Njëkohësisht jam e angazhuar edhe rreth provimeve në fakultet", kështu tregon këngëtarja, ndërsa bën me dije se për të përfunduar tërësisht albumin e saj duhet të përfundohen vetëm edhe dy këngë, në mënyrë që ai të kompletohet. "Më duhet të pres që t'i realizoj vetëm edhe dy këngë dhe si të mbaroj me ato, albumi do të jetë i gatshëm për editim. Përveç këngëve të reja, në të do të fus edhe disa këngë të cilat publiku i ka dëgjuar".
Këngëtarja nuk mund të tregojë një datë të saktë se kur albumi i saj do të jetë në treg, por premton se shumë shpejt do të dalë me të rejat e saj, e të cilat natyrisht që do të jenë brenda këtij viti. E sa i përket këngës së re, Adelina bën me dije se po pret momentin e duhur për të filluar me xhirimet rreth klipit. "Po pres skenarin në mënyrë që të fillojmë me xhirimet. Besoj që do të jetë një këngë dhe klip mirë i realizuar".
Ndryshe, ajo aktualisht është duke u përgatitur edhe për studimet e saj, për të cilat thotë se kanë rëndësi të veçantë për të. "Jam angazhuar edhe rreth studimeve. Jam regjistruar në universitetin privat "Fama", në drejtimin biznes menaxhment", shton për fund ajo.
(Infopress)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0