>
BIOSHQIP

Zhaku, Sherr Me Albanën Në Facebook

19-11-2012
Zhaku, Sherr Me Albanën Në Facebook
Dalja nga spektakli "VIP Shpija" e Zhakut ka qenë pika kulmore dhe e kthesës për marrëdhëniet e saj me Albana Osmanin. Në profilin personal në Facebook, Inita Gjata (Zhaku) shkruan se "miq të dashur, është një gocë e bukur që e ka trunin bosh që nuk e kupton fare ndryshimin midis Albana dhe Shqipëri. A mund tia shpjegoni ju, se kur u përpoqa unë ajo më torturoi dhe me vodhi një xhaketë që ia dhashë me shumë mirësi meqe kishte ftohtë.

Hajde pra thomëni a ka shumë dallim fjala Albana nga fjala Shqipëri dhe ku qëndrojnë ato". Përgjigja ka qenë e menjëhershme ndërsa Albana shkruan "Zhaku, më vika vërtetë shumë keq për çfarë shkruan. Ndryshe nga ty që tregohesh bukeshkalë e dashur, unë nuk po rendis kujdesin tim ndaj teje as merakun që ti të ishe mirë. Albana is like Albana dhe batuta ime në program, normalisht e padeshifrueshme për konceptet e tua nuk mund të përkthehej ndryshe përveçse kaq cekët. Xhupi jot është nisur për Tiranë të nesërmen dhe të kemi telefonuar disa herë madje shoferit i ke lënë orar për ta marrë jo një xhup po dy nga ata të tutë dhe nuk i je përgjigjur më në telefon. Unë kurrë nuk do bëja më të vogëln replikë e për më tepër publikisht pasi ndonjëherë njerëzve në jetë duhet thjesht tu hapësh udhën. Por me gjithë dashamirësinë time bëra atë që do bënte çdokush për një person në momentet që u gjende. Kjo është adresa ime private nga e cila shkruajta e vetmja që përdor për familjen time. Albana. Mbetsh mirë e dashur!". Por ndërkaq Zhaku sërish shkruan "e fute vetën kot në këtë muhabet Albana sidomos me atë fjalën bukëshkalë. Se sa kujdes tregove ti atë e di vetëm unë dhe ti. Pse hap kshu muhabetesh. Unë thjesht si budallaqe të nxora. Nuk u bëra aq shpërdhatë sa të tregoja dhe ligësinë dhe xhelozinë tënde të sëmurë. Edhe i gjo tjetër. Nuk e dija që flije mbi profilin tim. Se ende sjemi as shoqë jo për gjë. Apo të kam sëmurur unë aq shumë sa të kanë nisur paranojat? E ma men? Këshillat e tua miqësore mbi paranojat e skizofrene".
(Gazeta MAPO)