>
BIOSHQIP
Biografia
Shkollen fillore e kreu ne Gjilan (sh.f."Selami Hallaqi"). Talenti i këtij pesëmbëdhjetë vjeçari gjilanas është shpërfaqur qysh nëpër programe të ndryshme shkollore, ku Ylli prezantohej me këngë të ndryshme të cilat mirëpriteshin nga të pranishmit. Shumë shpejtë talenti tij u vërejt nga të tjerët të cilët edhe i bënë ftesë për të qenë pjesë e manifestimeve të ndryshme. Në këto manifestime, Ylli paraqitej me këngët e tija, të shkruara nga Muhamed Bislimi dhe të orkestruara nga Mentor Latifi dhe se e veçantë e kësaj ishte se në çdo festival ai paraqitej me këngë të re. Deri më tani ka marrë pjesë në Festivalet "Lyra Fest" në Gjakovë ku u prezantua me këngën " T’faleminderit ju mësues", pastaj në festivalin "Ylberi" në Shkup, ku këndoi këngën "Pikniku".

Në vitin 2012, Yll Bislimi publikon albumin "Luaj E Vallëzo". Këngët e kënduara nga Yll Bislimi nëpër festivale por edhe disa këngë të reja janë përmbledhur në këtë album. Ylli thotë se në këngët e tija ka vend për mësuesit, dëshmorët, natyrën, i këndon pastaj edhe bashkimit kombëtarë, por edhe dashurisë. Albumi i Yll Bislimit përmban 8 këngët e që janë: "T’faleminderi ju mësues", "Pikniku", "Mjeshtër peshkatari", "Rruga e Kombit", "Bukuri me syza", "Këngë për Nijazi Osmanin", "Aty për Aty" dhe "Luaj e Vallëzo". Teksti dhe Muzika: Muhamed Bislimi, ndërsa orkestrimi: Mentor Latifi.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}