Biografia
Lidhur me muzikën Ylberi filloi të këndoj që në moshë të re duke i përcjellur hapat e babit të tij. Ai këndonte në koncerte e mbrëmje nga më të ndryshme që organizoheshin. Gradualisht, aktiviteti i tij prej këngëtari po rritet çdo ditë e më shumë, përpos në kocerte e festivaleve në të cilat është prezent, këngëtari ëmbël dhe zëshëm këndon edhe nëpër ahengje të ndryshme jo vetëm në Maqedoni dhe Kosovë, por edhe në e Diasporë duke u paraqitur nëpër shum organizime të ndryshme si në Zvicër, Gjermani, Austri, Norvegji, Belgjikë, etj.
Festivalet:
Këngë Jeho
Sharri Këndon
Hasi Jehon
Çelësi Muzikor
Shpërblimet:
*Kënga më e mirë burimore - Sharri Këndon 2008
*Kënga më e mirë popullore” - Çelësi Muzikor 7
*Çmimi i tretë - Çelësi Muzikor 7
Më datë 27 Shkurt 2011, Ylber Idrizi publikon videoklipin "Eshte E Kote".
Më datë 18 Nëntor 2011, Ylber Idrizi publikon videoklipin "Knaqu Zemer".
Në vitin 2011, Ylber Idrizi publikon albumin "Knaqu Zemer".
Në Maj 2012, Ylber Idrizi merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Jetoje Jeten".
Në vitin 2012, Ylber Idrizi publikon albumin "Jeta Vazhdon".
Në Maj 2013, Ylber Idrizi merr pjesë në Celësi Muzikor 7 me këngën "Zemër E Djegur".
Në vitin 2013, Ylber Idrizi publikon albumin "Live".
Më datë 14 Korrik 2015, Ylber Idrizi publikon videoklipin "Mos Qaj Bije E Nanes".
Në vitin 2015, Ylber Idrizi publikon albumin "Urime Ditëlindjen".
Komente 4