>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo ka triumfuar në Festivalin Shkodra Fest duke rrëmbyer kështu me këngën e saj të bukur dhe me plot ritëm cmimin e madh. E kemi fjalën për këngëtaren mjaft simpatike dhe me zë të vecantë Xhesika Ndoj, e cila me origjinë është nga Puka por jeton në Tiranë. Xhesika merr thuajse cdo kohë komplimente edhe për dukjen e saj, madje nuk është nevoja të mendosh dy herë sapo ta shohësh, sharmi i saj tregon se padiskutim është një nga këngëtaret më seksi shqiptare. Kur ne e pyesim për momentin se si është ndjerë kur fitoi cmimin e parë në Shkodra Fest dhe se cilët e mbështetën më shumë, ajo ka këtë përgjigje: ‘Po cmimin e madh në Shkodra Fest e fitova falë publikut, i cili më ka mbështetur dhe jam shumë e lumtur për këtë. Në natën finale kisha shumë fansa dhe për këtë dua të falenderoj nga zemra për gjithcka që kanë bërë për mua dhe që më mbështesin kudo. Nuk dua të harroj edhe mbështetjen e madhe që kam nga familja ime, që më përkrahu shumë gjatë cdo momenti ndërsa mora pjesë në këtë event". Vajza e skenës shqiptare e cila ka rënë në sy gjatë festivalit qoftë për koreografinë e bukur, edhe për veshjen e saj plot stil dhe është e fiksuar shumë pas fotografive.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}