>
BIOSHQIP
Biografia
Kompeticionet e ndryshme muzikore duket se janë një sfidë me vete për Xheisarën. Që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para. Ka qenë gjithashtu një konkurrente e spikatur në "X Factor Albania" dhe "The Voice of Albania". Është hera e dytë që merr pjesë në festivalin "Kënga Magjike" në kategorinë New Artist. Në vitin 2016 Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t`u votuar nga këngëtarët gjysmëfinalistë.

E veçanta e artistes së re, është talenti i saj për të bërë edhe muzikë rep dhe ajo ka paralajmëruar se projekti i saj i radhës do të jetë në këtë zhanër. Në këtë mënyrë Xheisara do të bëhet një nga të paktat artiste shqiptare të momentit që bën rep.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}