>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është e njohur për zërin e ëmbël dhe të fuqishëm në skenën muzikore, por pak e njohur nga jeta e saj private. Ajo është shumë e dashur për publikun mbarë shqiptar dhe është shumë e angazhuar më mbrëmje muzikore edhe jashtë vendit, ku gjithë kjo pjesëmarrje dhe dashuri e madhe nga publiku e bënë që ajo të ketë fitim shumë të madh nga muzika. Karriera e Vjollcës ka filluar në moshën 18 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin "Zëri i Drenicës".

Vjollca ka treguar ne TV historitë më të vështira që ka kaluar në jetën e saj. Ajo tha se vdekja e nënës e ka bërë edhe më të fortë, duke ia dalë të rikthehet sërish në skenë. "Momenti më i trishtë ka qenë vdekja e nënës sime. Unë ndërpreva çdo gjë nga jeta edhe muzikën edhe shkollën. Për një vit kam qenë jashte çdo punë që kam pasur. Ka qenë një vdekje e papritur në gjumë dhe na ka trishtuar të gjithëve në familje. Unë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta nëse do isha kthyer në kohë mund të isha bërë më e fortë. Kemi pasur fatin që të gjithë në familje të ishim lidhur me njëri-tjetrin dhe e kemi mbajtur njëri-tjetrin me forcë që të mos dorëzohemi. Ajo vdiq kur ishte 60 vjeç. Për një vit unë hoqa dorë edhe nga muzika. Pata një problem shëndetësor, që nga vdekja e nënës unë u përkeqësova dhe humba imunitetin. Pata probleme me stomakun, por për fat përfundoi gjithçka mirë, pa pasoja. Më pas unë u bëra më e fortë sepse u përballa me dhimbjen e nënës dhe të shëndetit. Momenti i parë ka qenë Ilir Berani dhe Gili, kur më kanë pyetur, më thanë po nëse nëna do ishte gjallë, a do kishte dëshirë të të shikonte ty në këtë gjendje? Edhe më bindën sepse nëna kishte gjithmonë qejf të shikonte sukseset dhe arritjet tona. Me thanë ti po e dëshpëron nënën edhe në botën tjetër me këtë gjë që po bën. Nga ky moment unë rifillova, u riktheva në muzikë", tha ajo për Tv Klan.

Kënga e parë ishte ne vitin 1992 me titull "Udha e Kthimit".

Në vitin 1993, Vjollca publikon albumin e saj te pare "Sa pranvera" qe permban 13 këngë.

Në vitin 1994, Vjollca paraqitet në Festivalin Akordet e Kosovës me kengen "Sa Pranvera".

Në vitin 1995 Vjollca mërgon në Gjermani dhe aty i kendoi te njejta kengen "Udha e kthimit, "Sa Pranvera", "Sonte ne oren 12" etj.

Në vitin 1999, Vjollca shprengulet ne Zvicer dhe qendron aty deri pas luftes.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}