>
BIOSHQIP
Biografia
Vikena Kamenica, mexosopranoja e Teatrit të Operas dhe Baletit e nisi karrierën si këngëtare e muzikës së lehtë. Në vitet 2000 këndoi në baret e para të Tiranës ku luhej jazz megjithëse nuk kishte ende një formim të plotë akademik në muzikë. U diplomua për kanto më 2001, vit në të cilin futi njërën këmbë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Realizoi vetëm rolin e Kerubinit në operën "Dasma e Figaros" të Moxartit e për një kohë të gjatë i hyri rrugës së musical-ve. Shkëlqeu në "West Side Story" e "A century of Broadeay". Më tej realizoi role me rëndësi për karrierën e saj si Karmeni te "Carmen Bizet" në vitin 2007 me regji të Patricia Panton Floresin, te "La Traviata" Verdi me regji të Massimo Ranierit, Rozinën te "Berberi i Seviljes" etj. Rruga e saj në muzikë nuk është diçka e papritur apo e rastësishme. Ajo është e bija e tenorit Guri Kamenica dhe e mexosopranos Vera Kamenica. U rrit mes muzikantësh dhe skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit, aty ku njohu dashurinë e parë të jetës së saj: Muzikën klasike. Po aty njohu edhe një dashuri tjetër të madhe, partnerin e saj, oboistin Erik Tauzi. Së fundmi Vikenën e kemi parë në skenën e spektaklit "Këngët e Shekullit" ku ka kënduar disa prej kryehiteve botërore.

Evente
Në Dhjetor 1996, Vikena Kamenica & Saimir Çili marrin pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Flas Me Rinine Tende".

Në Maj 1997, Vikena Kamenica merr pjesë në Këngët E Stinës 1997 me këngën "Larg Nga Vetvetja".

Në Dhjetor 1998, Vikena Kamenica merr pjesë në Festivali i 37-të në RTSH me këngën "Imazh".