>
BIOSHQIP
Biografia
Vesa Smolica është këngëtare, kantautore dhe moderatore nga Kosova. Vesa ka përfunduar shkollën e lartë të muzikës "Lorenc Antoni" në Prirzren, gjithashtu diplomuar edhe në degën Marketing. E njohur si vajza e talent show-ve është bërë pjesë e festivaleve dhe spektakleve garuese si: "Gjeniu i Vogël" (2006), "Këngët e Shekullit (2007)", "The Voice Of Albania". Gjithashtu pjesëmarrëse edhe në disa edicione të "Top Fest". Ajo është fituese e çmimit të parë në festivalin Grand Prix në Bullgari dhe fituese e çmimit ndërkombëtar në Ohrid Fest në 2022-shin. Vesa në diskografinë e saj ka mjaft këngë këngë të njohura dhe vazhdon të ndjekë mbrëmjet muzikore live duke interpretuar dhe performuar nën emrin Vesa Smolica & Agron Peni Band.

"Gjeniu i vogël", edicioni i dytë u organizua në vitin 2006 me një pjesëmarrje më të gjerë dhe me një filtër më të imët ku u përzgjodhën vetëm 60 fëmijë. Në natën e fundit përballën në garën e fundit Glenis Dume e Vesa Smolicën nga Gjakova. Vesa Smolica u bë protagoniste e mjaft çmimeve të tjera sidomos për cilesitë e vërteta interpretative dhe repertorin e gjerë muzikor si cmimi I Tv Klan, cmimi i publikut, cmimi Promotor, cmimi i Finalistet dhe çmimi i vendit te dytë. Me pas merr pjese ne Këngët e Shekullit dhe ne shume aktivitete te tjera muzikore si muzike live me grupe dhe ne vende te ndryshme.

Ne vitin 2017, Vesa Smolica ka prezantuar Kosovën në festivalin "New Music" të mbajtur në Bullgari. Në këtë festival morën pjesë plot 100 konkurrentë të rinj nga të trevat e ndryshme, ndërsa Smolica ishte ajo e cila u kurorëzua me çmimin e parë. Këngëtarja ka arritur të sigurojë pikët maksimale nga juria dhe publiku, pas interpretimit të këngëve "Na lini të jetojmë", dhe "Brand new me". E lumtur për këtë fakt, Vesa ka lajmëruar të gjithë fansat e saj në rrjetin social Instagram, duke i përshëndetur ata, njëkohësisht duke marrë plot urime për këtë ditë të shënuar në karrierën e saj.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}