>
BIOSHQIP
Biografia
Falë zërit të ëmbël me një shtrirje të madhe dhe me ngjyrë të veçantë por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura këngëtarja Vesa Luma arriti të pushtojë zemrat e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë. Me një natyrë të butë dhe fytyrë engjëllore, sa herë që paraqitet në skenë ajo krijon një atmosferë elektrizuese duke arritur ta ngrijë në këmbë të gjithë publikun. Tanimë jemi mësuar ta gjejmë gjithmonë nëpër vendet e para të toplistave vendore duke lënë pas vetës shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Fansat e saj e adhurojnë pa masë sepse është një vajzë komunikative, e çiltër, e sinqertë, dhe në të njëjtën kohë është këmbënguleëe dhe shumë ambicioze. Vesa Luma rrjedh nga nje familje intelektualesh. Pasionin dhe talentin e ka te trasheguar nga nena e saj, ndersa per here te pare ka kenduar ne moshen 5 vjecare ne "Akordet e Kosoves| bashke me grupin per femije "Xixellonjat", duke e filluar keshtu mbare karrieren e saj solistike. Vesa ka mbaruar shkollen e ulet te muzikes per flaut, ndersa ka vazhduar shkollen e mesme te muzikes "Prenk Jakova" ne Prishtine, dega e solo kendimit. Ndersa eshte diplomuar ne Univerzitetin AAB (dega komunikim masiv dhe gazetari). Te njejten kohe Vesa ka punuar rreth 7 vite ne mediumin publik RTK si gazetare - prezantuese. Talenti i saj per muzike eshte vecuar gjate audicionit shume te njohur shqiptare "Ethet e se premtes mbrema" ku Vesa arriti te jete finaliste e ketij spektakli, fale talentit dhe zerit te saj shume te vleresuar nga kompozitoret dhe muzicientet me te njohur ne Shqiperi. Pas ketij suksesi ajo ka vazhuar karrieren e saj solistike, duke rrembyer shume çmime ne festivalet me te njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shume epitete. Vesa Luma perveq koncerteve te shumta te saja solistike, ka qene pjesemarrse e çdo koncerti humanitare ne Kosove ndaj dhe eshte shpallur nga Ministria e Kultures (Departamenti I Rinise) si "Ambasadore e Vullnetit te Mire". Fale talentit, personaliteti te thjesht dhe punes se saj te madhe, Vesa Luma eshte gjithashtu imazh publicitar i dy kompanive me te medha ne Kosove dhe Shqiperi Ipko - Digitalb.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.68m
Pesha: 59 kg
Ngjyra e syve: E kaftë
Ngjyra e flokëve: Gështenjë
Ushqimi i preferuar: Peshku në Zgarë
Këngëtarja e preferuar: Lauryn Hill, Sting
Filmi i preferuar: "Be cool"
Aktori i preferuar: Keanu Reeves
Vendi i preferuar për dalje: Vendet e qeta
Pija e preferuar: Vera e kuqe
Ngjyra e preferuar: E kuqe e mbyllur, E kaltërta
Okupimi momental: Gazetare Prezantuese, këngëtare
Talenti sekret: Vallëzimi oriental
Stina e preferuar: Vera
Hobi: Shkrimet
Sporti i preferuar: Kalërimi dhe noti
Sportisti i preferuar: Roger Federer
Moto e jetës: "Që të arrish deri te suksesi nuk është vështirë por që ta mbash atë është vështirë".
Stili i veshjes: Kryesisht sportiv gjatë ditës ndërsa në mbrëmje elegant.
Stina e preferuar: Vera
Kompozitori i preferuar: Florent Boshnjaku, Flori, Ilir Tolaj
Menaxheri: Më ndihmon shumë motra ime Mjellma.

Kenget e Veses jane pothuajse te gjitha hite te shitura ne shume kopje dhe Vesa eshte paraqitur edhe ne shume festivale.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}