>
BIOSHQIP
Biografia
Venera ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me producentin Shane Nolan, ndërsa ajo është vajza e ish-anëtarit të grupit “Fisnikët”, Bedri Visoka. Këngëtarja që njihet me emrin artistik, Nera Vene, ka kohë që i është bashkuar industrisë dhe po ndërton karrierë ndërkombëtare.

Visoka kishte befasuar jurinë e talent shout gjerman “Voice of Germany”, ajo gjithashtu ishte edhe pjesë e shumë koncerteve të ndryshme në Gjermani. Vlen të theksohet se përpos këngës, ajo merret edhe me studime, të cilat është duke i përfunduar në shtetin gjerman në departamentin “Menaxhim të mediave”. Venera Visoka ka filluar xhirimet e projektit të ri. “Më ngat”, titullohet kënga e re, e cila pritet të publikohet të premten. Kënga është punuar nga produksioni “Black Fish Entertainment” me producent Genc Prelvukaj.

Më datë 23 Shtator 2016, Venera Visoka publikon videoklipin "Më Ngat".