>
BIOSHQIP
Biografia
Është një djalosh i ri nga Ferizaj i cili ka filluar të merret me muzikë dhe po pëlqehet shumë nga publiku, sidomos nga ata të Ferizajt. Në një bisedë për Tribunën ai theksoi që është i pakonkurrent atje, ndërsa bën me dije se e ka në plan ta pushtojë skenën tonë.

Ndryshe, ndonëse jo shumë i njohur në tregun e gjerë, Valoni tashmë i është përveshur punës dhe po sjell dy këngë të reja.

"Do të dal një këngë e re me muzikë nga Shkumbin Nebihu dhe me tekst të cilin e kam shkruar vetë, po ashtu jam ftuar nga një këngëtare e Shqipërisë për një bashkëpunim të mundshëm. Kam shumë publik në Ferizaj dhe jam i angazhuar në shumë mbrëmje këtu. Tani e kam synim tregun më të gjerë tek ne", është shprehur me shumë bindje këngëtari.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}